Fundviti, aktivitetet dhe festimet e te vegjëlve në disa shkolla të ndryshme

Në redaksinë e Portalit Shkollor, kanë ardhë nga mësues të ndryshëm aktivitete të zhvilluara nga ata dhe nxënësit, në lidhje me festat e fundvitit. Këto aktivitete kanë qenë të shumta. Klasat janë zbukuruar në mënyrë shumë kreative. Dihet që fëmijët e vegjël i gëzohen më shumë këtyre festave, ndaj ju ftojmë të shikoni përmes fotove mënyrën si është pritur fundviti në klasat e fillores, të shkollave të ndryshme.

Këto aktivitete nuk u lanë pas as nga fëmijët e kopshteve. Të veshur në mënyrë shumë harmonike, fëmijët e grupit të parë, Elbasan, performuan këngë dhe vjersha. Secili prej tyre është veshur me veshjen karakteristike të babagjyshit, ku dominon ngjyra e kuqe dhe jeshile. 

Në shkollën “Heronjtë e Dukagjinit”, Gllogjan, Komuna Deçan, nxënësit e klasës së tretë, nën kujdesin e mësuese Drita Kasumaj, e pritën kështu. 

Ndërsa në shkollën “Afrim Abazi”, Ferizaj, me mësuese Arzije Zeqiri, nxënësit e klasës së dytë, preferuan lojërat dhe vizatimet në xhamat e klasës, një mënyrë tradicionale e zbukurimit të klasës. Pambuku, letrat shumëngjyrëshe, xhamat e zbukuruara me flokë dëbore, shoqërojnë çdo brez, që i gëzohet atmosferës së fundvitit. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Tërmeti i 26 nëntorit, nxënësit e Ferizajt, mbledhin 7760 euro për bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri

Next Article

Gjuha e trupit, sinjali që tregon shumëçka për nxënësit tuaj

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427