Botuesit nga Kosova në panairin e librit në Frankfurt

Pjesë e këtij panairi do të jenë edhe botuesit kryesor kosovarë, përfshirë dhe “Albas”, si dhe institucioneve si Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe Universiteti i Prishtinës.

Botuesit kryesor kosovarë do të marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Panairit të Librit në Frankfurt të Gjermanisë, që hapet sot. Me mesazhin “Fjalët bashkojnë botën”, në këtë panair pritet të marrin pjesë mbi 7,500 ekspozues nga e gjithë bota. 

Pjesë e këtij panairi do të jenë edhe botuesit kryesor kosovarë si: “Buzuku”, “Koha”, “Faik Konica”, “Pema”, “Artini”, “Dukagjini”, “Albas”, “Meshari”, “Magjia e Librit”, “Noa”, e të tjerë, si dhe institucioneve si Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe Universiteti i Prishtinës.

Stenda e botuesve të Kosovës,  C99, të prezantuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës (SHBK) gjendet në sallën  4.0, aty ku janë edhe të prezantuar botues dhe shtetet ndërkombëtare si: Ukraina, shtetet skandinave, bota arabe, shtetet baltike, Belgjika, shtetet e Evropës Qendrore, Holanda, etj. SHBK, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se këtë vit ky panair fokusohet në temën e përkthimit në shumë drejtime: në gjuhë të tjera, format e tjera të mediumeve dhe konteksteve – dhe nevojës për mirëkuptim dhe komunikim ndërkulturor.

“Nën moton ‘Creatividad Desbordante’, e ftuar e nderit e këtij viti, Spanja, do të prezantojë zhvillimet dhe prirjet në jetën e saj letrare dhe kulturore dhe, veçanërisht, industrinë e saj aktuale letrare dhe krijuese. Përmes letërsisë, do ta zbulojmë këtë vend magjepsës”- thuhet në njoftimin e SHBK-së. Shumë prej shkrimtarëve të njohur botëror do të jenë pjesë e këtij panairi. 

Sipas SHBK-së, në fundjavë në stendën e Kosovës do të mbahen promovime e orë letrare.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Hapet “Shkolla shqipe” në Langnau të Kantonit të Bernës

Next Article

Model/ Rregullore e Brendshme e Shkollës

Related Posts