Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Aktivitete për të “thyer akullin’’ me nxënësit e shkollave fillore

Nxënësit e shkollave fillore janë një përzierje unike e rritjes intelektuale, kuriozitetit dhe dëshirës për të lëvizur sa më shumë. Kjo e bën menaxhimin e klasës mjaft të ndryshme nga shkolla e mesme. Këtu hyjnë në ndihmë aktivitetet “akullthyese”.

“Akullthyesit” mund të përdoren në mënyra të ndryshme. Këto lloj aktivitetesh për filloristë ofrojnë një mundësi për nxënësit që të pushojnë pas testimit, të ripërqendrohen pas pushimeve, të ri-energjizohen pas drekës ose të njihen me njëri-tjetrin në fillim të vitit shkollor.

Më poshtë gjeni pesë aktivitete të thjeshta për filloristët – pra, nxënësit e shkollave fillore, në një mjedis klase.

1. Shkronja e parë e emrit

Nxënësit prezantohen me një fjalë që ka të njëjtën shkronjë të parë me emrin e tyre. Për ta bërë më të vështirë, nxënësit e tjerë më pas mund të përsërisin emrin dhe fjalën e secilit nxënës paraardhës gjersa prezantohen.

Shembull: 

Nxënësi X: Emri im është Medina Molla

Nxënësi Y: Emri im është Besim Bebi

Nxënësi z: Emri im është Ana Akullorja

2. Ndarja e një fotoje

Një aktivitet i mrekullueshëm, sidomos për javën e parë të shkollës, është që nxënësit të sjellin një fotografi se kush jeton në shtëpinë e tyre me ta. Nëse nxënësit nuk mund të sjellin një foto, ju mund të kërkoni nga ta t’i vizatojnë anëtarët e familjes me të cilët jetojnë në shtëpi, dhe të prezantojnë një nga një. 

Kjo jo vetëm që është një mënyrë që nxënësit të flasin me krenari se kush është pjesë e familjes së tyre, por i jep edhe mësuesit një ide se si është jeta në shtëpi për atë nxënës. Mund të ndodhë që disa nxënës të vizatojnë dy shtëpi, nëse prindërit e tyre jetojnë të ndarë.

3. Mua më pëlqen më së shumti…

Ky aktivitet është mjaft i thjeshtë: nxënësit thjesht identifikojnë diçka që është “i/e preferuari/a i/e tyre”. Nxënësit që hezitojnë mund t’i nxisni duke dhënë shembuj të gatshëm, si: “Pica ime e preferuar është…” ose “Loja ime e preferuar për të luajtur me miqtë është…”.

4. Zgjidh një superfuqi

Nëse ata do të kishin një superfuqi, cila do të ishte ajo? Kërkoni nga nxënësit të vizatojnë veten si një superhero.

Historitë në lidhje me superheronj janë gjithmonë në modë. Jepuni nxënësve një fletë dhe kërkojuni ta vizatojnë veten si një superhero. Në anën e pasme të fletës, ata mund të cekin se cilat do të ishin superfuqitë e tyre. Ky aktivitet është një mënyrë argëtuese për të parë se çfarë është e rëndësishme për nxënësit dhe për të mësuar rreth tyre në mënyra që nuk mund t’i arrini lehtësisht ndryshe. Shembull, kam pasur një nxënës që shkruante se superfuqia e tij ishte të kishte gjithmonë ushqim të mjaftueshëm. Kjo më ndihmoi të kuptoja se ai ishte gjithmonë i shqetësuar se a do të ketë për të ngrënë mjaftueshëm. Mund të më ishin duhur muaj për ta mësuar këtë, por me këtë aktivitet e mësova javën e parë që ishim bashkë.

5. “Diçka që më pëlqen…”

Në këtë aktivitet, nxënësit tuaj do t’i tregojnë klasës diçka që u pëlqen. 

Nxënësit shpesh dëgjojnë komente se si duhet të përmirësohen. Kjo nuk është gjë e keqe, por mund të nënkuptojë se nxënësit nuk janë të vetëdijshëm për gjërat në të cilat janë tashmë të mirë. Shembull, të jesh një mik i mirë, të ndash ushqimin, të kënduarit, të qenit i sjellshëm, e shumë të tjera. Duke i bërë ata të shkruajnë dhe të ndajnë një aftësi që kanë, mund të ndërtojë dhe rrisë vetëbesimin e tyre.

Burimi: https://www.teachthought.com/pedagogy/icebreakers-for-kids-elementary-students/ 

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Loja “Topi i heshtur”

Next Article

Latif Ajrullai, profesori i shkencave dhe presidenti i kompanisë “Albas”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481