Kualifikohet grupi i vajzave nga “Shkolla e Kuqe”

Grupi shqiptar quhet TechnoTeens dhe janë i vetmi grup në Shqipëri që arritën të hyjnë në garë. Vajzat nga “Shkolla e Kuqe” krijuan një aplikacion për fëmijët e ngujuar.

Skuadrat deri në 5 persona, duhet të krijojnë një aplikacion dhe platformë për të zgjidhur një problem në komunitet dhe për ta zhvilluar si një start-up biznesi. Grupi shqiptar quhet TechnoTeens dhe janë i vetmi grup në Shqipëri që arritën të hyjnë në garë. 

Technovation Challenge është një konkurs ndërkombëtar me qendër në SHBA, që ka për qëllim të nxisë vajzat në fushën e teknologjisë e biznesit dhe lidershipit. Skuadrat deri në 5 persona, duhet të krijojnë një aplikacion dhe platformë për të zgjidhur një problem në komunitet dhe për ta zhvilluar si një start-up biznesi.

Grupi shqiptar quhet TechnoTeens dhe janë i vetmi grup në Shqipëri që arritën të hyjnë në garë. Vajzat janë në klasë të tetë tek “Shkolla e Kuqe”.

Ideja për këtë aplikacion që quhet “LIEL”, erdhi nga nevoja për edukimin e fëmijëve të ngujuar në Shqipëri dhe Kosovë. Liel përfshin libra shkollorë, mësime më audio, këngë dhe poezi të cilat e bëjnë më argëtues procesin mësimor

Me anë të opsionit “Pyet mësuesen” nxënësit mund të kontaktojnë me mësuese të certifikuara për çdo paqartësi në lidhje me mësimin. Gjithashtu “LIEL” i mundëson çdo njeriu të dhurojë libra që nuk iu duhen më për t’iu ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve. Aplikacioni është një prototip që aktualisht shkarkohet në play store.

Në fund të muajit maj shpallen 12 gjysmëfinalistët dhe në mes të muajit korrik vetëm 6 finalistë nga të dyja grupmoshat. (10-14 dhe tjetra 15-18 vjeç)  

Mbështetëse e vajzave ka qenë edhe Meredith Hiemstrams, Shefe e Zyrës së Menaxhimit të Informacionit në Ambasadën Amerikane.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mund të arrihet orgazma vetëm me puthje...?

Next Article

Përzgjedhja e teksteve shkollore, klasa e 3-të dhe 8-të

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427