“5 Maj”- poezi nga mësuesja Drita Topjana

Poezi me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, 5-Majit, nga mësuesja e ciklit fillor Drita Topjana, e cila ka pasion edhe të shkruarit e poezive.

Pyesin vogëlushët, 

se çfarë është 5 Maj?

Si t’ua shpjegoj,

trimërinë tuaj të rrallë?

5 Maj është një ditë e bekuar,

në Shqipëri për t’u përkujtuar,

sepse me mijëra yje u flijuan,

për ju, për ne, për liri e për atdhe.

Që ju të rriteni të lumtur, 

e të ndjeheni krenar.

Sa herë që nëpër botë,

ta përmendni, emrin shqiptarë.

Dhe bota sot na njeh nga bëmat e tyre,

si Skënderbeu, Qemali, 

Isa Boletini në Londër,

Fishta, Naimi, Çajupi e me radhë.

Edhe pse pa bukë e të rreckosur,

luftuan me nder e me dinjitet,

kurrë s’u përulën, para armikut,

dhe ja shpëtuan emrin Shqipërisë.

Drita Gjaci Topjana

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ariana Isufi: Të mësuarit vetërregullues, roli i prindërve dhe mësimdhënësve në këtë proces

Next Article

Provimi i licencës në mësuesi, lista emërore e kandidatëve të profilit Edukim Fizik

Related Posts