Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Puna e mësuesit është art dhe pasion

Puna e mësuesit është e përjetshme dhe e pazëvendësueshme nga teknologjia e re, e cila sa vjen dhe po perfeksionohet. Mësuesi përpunon, diferencon dhe drejton punën që duhet të bëjë nxënësi me teknologjinë dhe librin.

Në një shoqëri demokratike e të hapur puna e mësuesit është e vështirë dhe kërkon përgatitje të lartë kulturore dhe profesionale. Rrugët për marrjen e informacionit janë të shumta, problemi qëndron te zgjedhja dhe seleksionimi i informacionit shkencor dhe artistik. 

Përpara viteve ’90 kjo punë ishte më e thjeshtë dhe më pak e lodhshme, sepse nxënësi kishte vetëm dy burime informacioni: librin dhe mësuesin. Sot, burimi i informacionit për mësuesin dhe nxënësin është i pafundmë, madje nxënësi ndonjëherë është disa hapa përpara mësuesit. 

Me një telefon celular të teknologjisë së re mund të gjesh informacionin e kërkuar, të kryesh veprime dhe llogaritje në sekondë, të përgatitësh; albume, skica, harta, skema dhe kombinime nga më të ndryshmet. 

Por puna e mësuesit është e përjetshme dhe e pazëvendësueshme nga teknologjia e re, e cila sa vjen dhe po perfeksionohet. Mësuesi përpunon, diferencon dhe drejton punën që duhet të bëjë nxënësi me teknologjinë dhe librin, të cilit nuk do t’i humbasë roli dhe rëndësia. 

Të gjithë mësuesit, por kryesisht më të rinjtë, duhet të jenë në pararojë për njohjen e teknologjisë dhe informacionit, për të organizuar veprimtari cilësore si; konkurse, lojëra, ekspozita etj. 

Puna e mësuesit është e vështirë. Që të ridimensionohet figura e mësuesit duhet të punuar në dy drejtime; nga shteti dhe nga vetë individi.

Shteti duhet të hartojë politika të tilla që studentët të tërhiqen drejt degëve të mësuesisë, ndërkohë që sot ata tërhiqen drejt degëve që kërkon tregu i punës (mjekësi, juridiketj). Nga ana tjetër individi (mësuesi) duhet të nxisë te nxënësit e tij dashurinë për profesionin e artë të mësuesisë. N.q.s mësuesit e konsiderojnë profesionin e tyre si një mision në përparimin e shoqërisë rezultati do të jetë shumë i mirë.

Më vjen në mendje thënia e William A. Ward: “Mësuesi mediokër flet, mësuesi i mirë shpjegon, mësuesi superior demonstron, mësuesi i madh inspiron” (The mediocre teacher tells,the good teacher explain,the superior teacher demonstrates,the big teacher inspires).Inspirimi nga mësuesi dhe përkrahja nga shteti do të bëjnë të mundur rikthimin e vlerësimit maksimal ndaj mësuesit. Mësuesin e mirë, pasionant e do shkolla,prindërit, nxënësit dhe shoqëria. Si përfundim:

“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten” (KONFUCI)

Ferhat ORMËNI

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Këta janë 10 maturantët me rezultatet më të larta të Maturës Shtetërore 2020

Next Article

Drejtuesit dhe paragjykimet, Hazbie Dedolli: Të gjithë duhet ta provojnë rolin e drejtorit të shkollës

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481