Loja është gjendja më e mirë shpirtërore, nuk është vetëm argëtim, por është një mjet për ruajtjen e shoqërisë dhe promovimin e barazisë reciproke. Ky është projekti i realizuar nga Aida Çela, shkolla “Edith Durham”, Tiranë.
“Loja është gjendja më e mirë shpirtërore, nuk është vetëm argëtim, por është një mjet për ruajtjen e shoqërisë dhe promovimin e barazisë reciproke. Ajo është shprehja e lirisë, zhvillon te fëmijët të shprehurin, kujdesin ndaj ndjenjave dhe ndaj mirëqenies së të tjerëve.”
Qëllimi i Projektit: Ky projekt ka si qëllim të njohë nxënësit me evolimin e lojërave gjatë një periudhe kohe të caktuar, rëndësinë e tyre në zhvillimin psikomotorik të tyre, të zhvillojë kompetencën e komunikimit dhe të shprehurit ,bashkëpunimit duke vendosur e respektuar rregulla dhe garimin në mënyrë të drejtë gjatë zhvillimit të një loje.
Rezultatet e të nxënit:
1-Njeh disa emra lojërash dhe rregulla të zhvillimit të tyre.
2-Diskuton rreth lojërave, rëndësisë dhe aspektit argëtues të tyre.
3-Përcakton rregulla në zhvillimin e 2-3 lojërave.
4-Garon në mënyrë të drejtë dhe vlerëson rolin e partnerit në lojë.
5-Prezanton projektin dhe rolin e tij në këtë projekt.
6-Plotëson formate vetëvlerësimi dhe vlerësimi për shokët gjatë projektit.

Shtrirja në kohë e projektit
Faza e parë | Faza e dytë |
---|---|
1 orë 45 min | 1 orë 45 min |
Partnerët në projekt: Nxënësit e klasave të para të shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, mësuesit e klasave t para, prindërit e nxënësve që do të ndihmojnë në sigurimin e bazës material, e cila do të përdoret gjatë zhvillimit të projektit.
Materialet që do të përdoren: Pllakëza të ndryshme, shkumësa me ngjyra, topa llastiku të vegjël, kartona të ndryshëm me rregulla të shkruar, pazëlla formues dhe ndërtues, veshjet sportive..etj
Burimet kryesore të informacionit: Foto ose video me lojëra të ndryshme, lojëra të shkruara bashkë me rregulloren përkatëse, materiale nga interneti…etj.
Përshkrimi i projektit:
Ora e parë: Një orë 45 min në lëndën e Gjuhës shqipe.
-Njohja me temën dhe ndarja në grupe.
-Përcaktimi i liderëve dhe ndarja e punës së gjithsecilit.
-Njohja me disa lojëra të hershme duke i parë në foto, video ose materiale nga interneti.
-Përzgjedhja e lojës që do të luajnë orën tjetër dhe njohja me bazën material dhe rregullat e saj .
Ora e dytë: Një orë 45 min në lëndën Edukim fizik sporte dhe shëndet.
-Secili lider prezanton lojën që ka përzgjedhur për të luajtur grupi i tij.
-Zhvillon lojerat secili grup dhe nëfund jepen disa mendime dhe vlerësime rreth zhvillimit të lojërave, respektimit të rregullave, partnerëve dhe garimit në mënyrë të drejtë.
-Bëhen foto ose video që projekti tëketë një produkt konkret.
-Në fund me pazëlla formues dhe ndërtues realizojnë një lojë.
-Prezantojnë punën e kryer dhe në minutat fundore plotësojnë formatet e vlerësimit dhe vetëvlerësimit.

Përshkrimii produktit të projektit: Produkte të projektit do të jene foto ose video me lojërat, diskutimet dhe prezantimet e fëmijëve.
FAZA E PROJEKTIT | FAZA E PARË | FAZA E DYTË |
---|---|---|
Datat | ||
Orët | 1 orë e 45 min | 1 orë e 45 min |
Veprimtaritë | -njohja me temën -ndarja në grupe dhe diskutimet rreth lojërave -njohja me lojëra të ndryshme nëpërmjet videove, fotografive dhe rregulloreve të shkruara -përcaktimi i bazës materiale për secilin grup | -prezantimi lojës së secilit grup -njohja me rregulloren e lojës – zhvillimi i lojës dhe vlerësimi që i bëjnë njëri- tjetrit -krahasimi i lojërave dje dhe sot |
Vendi | Klasa | Terreni sportiv |
Personat që marrin pjesë: Mësueit e klasës së parë, nxënësit.
Mënyra e vlerësimit për nxënësit.
Nxënësit do të vlerësohen sipas këtij instrumenti:
-Kam marrë pjesë me dëshirë.
-Kam ndihmuar shokët.
-Jam i lumtur.
-Kam punuar shumë.
-Kam dëgjuar me vëmendje.
-Kam dhënë ide të mira.
-Kam pranuar mendimet e shokëve.
-Mësova gjëra të reja.
-Kam punuar edhe në shtëpi.
-Jam kënaqur.
-Jam ndjerë i përfshirë.
“Loja e lirë i bën fëmijët negociatorë të shkathët, të vendosur nëzgjidhjen e problemeve dhe të mbështetur në vetvete.
(Materialin mund ta shkarkoni më poshtë)


Realizoi punimin Aida Çela
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
676462 400010hi and thanks for the actual weblog post ive recently been looking regarding this specific advice on-line for sum hours these days as a result thanks 378582
730378 420686Excellent post mate, maintain the great work, just shared this with ma friendz 60516
973303 583497Im confident your publish and internet internet site is extremely constructed 428726