Metodë mësimore praktike, e thjeshtë dhe efikase

Materiali i nevojshëm: çdo fëmijë duhet të ketë një zarf me kartona, ku në secilin karton është shënuar një shifër (nga ato shifra që janë mësuar).

Loja mund të zhvillohet kështu: Mësuesi përplas disa herë duart ose lapsin mbi tryezë fëmijët dëgjojnë me vëmendje dhe pastaj, në mes të shifrave të zarfit, zgjedhin shifrën që i përgjigjet numrit të goditjeve dhe e ngrenë këtë lart. Mësuesi shkon pranë bankave dhe kontrollon.

Loja gjallërohet shumë kur mësuesi papritur përsërit detyrën e porsakryer: fëmijët bëhen gati të kërkojnë shifrën e re, ndërsa shifra është po ajo.

Loja përsërit sa herë që nxënësit mësojnë një shifër të re. Kjo lojë kërkon vëmendje shumë të përqëndruar dhe mund të zhvillohet gjatë disa minutave.

Nëqoftëse fëmija nuk e kap me saktësi numrin e goditjeve të mësuesit, atëherë ai patjetër do të gabojë sepse nuk ka mundësi ta kontrollojë punën e tij, për shkak të mungesës së materialit demonstrativ.

Para kësaj loje mund të zhvillohet një variant tjetër më i lehtë dhe më i konkretizuar. Mësuesi u tregon fëmijëve një figurë të madhe me një sasi të caktuar objektesh dhe fëmijët ngrenë shifrën koresponduese. Figura mund të përceprohet lehtë dhe të mos kërkojë numërim shumë të gjatë.

(A. Hoxha)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Fjalët bëjnë dashuri në poezinë e Rita Petros

Next Article

“Asnjë ndërhyrje politike në autonominë universitare”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427