“Vështirësitë gjatë pandemisë do të reflektohen në Maturën Shtetërore 2021”, kështu ka deklaruar Ministrja e MASR, Evis Kushi gjatë një bashkëbisedimi me maturantë dhe mësues nga kryeqyteti rreth procesit të organizimit të sivjetshëm të MSH. Për risitë e tjera ndiqni videon bashkëngjitur këtij artikulli.
Gjatë kësaj jave Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar në ambientet e MASR një bashkëbisedim me maturantë dhe mësues nga kryeqyteti rreth procesit të organizimit të sivjetshëm të Maturës Shtetërore.
“Në bashkëbisedimin e zhvilluar me maturantë të ndryshëm nga kryeqyteti diskutuam rreth procesit të organizimit të Maturës Shtetërore 2021 dhe vështirësive që ka sjellë pandemia e COVID-19, mësimi ‘online’ dhe më pas ai i alternuar”, shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.
Në lidhje me vështirësitë e shkaktuara gjatë pandemisë COVID-19, Kushi ka nënvizuar gjithë ndjeshmërinë që MASR ka ndaj këtij shqetësimi, duke cilësuar se do të reflektohet edhe në procesin e hartimit, administrimit dhe vlerësimit të testeve të Maturës Shtetërore 2021.

Ndërsa në programin orientues të testeve të MSH përfshihen edhe tema, të cilat janë zhvilluar në kushtet e mësimit “online”, Ministrja Kushi nënvizon faktin se “Qendra e Shërbimeve Arsimore ka treguar shumë kujdes në vlerësimin e atyre aftësive që lidhen me njohuri dhe koncepte që nxënësit i kanë marrë në mënyrë të vijueshme ndër vite, duke shmangur temat që janë prekur për herë të parë gjatë momenteve kritike të pandemisë”, ndërsa në fund i uron shumë suksese të gjithë maturantëve në vend.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme e cila ju njeh me bashkëbisedimin e plotë të zhvilluar me maturantët në MASR.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
778475 210714Directories such given that the Yellow Websites need not list them, so unlisted numbers strength sometimes be alive far more harm than financial assistance. 75571