Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Miratohet VKM-ja për transportin: 50% rritje për nxënësit; bonus transporti edhe për punonjësit psiko-socialë dhe oficerët e sigurisë në shkolla

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen me 50% të rimbursimit të transportit të nxënësve, të cilët banojnë mbi 2 kilometra larg shkollës, por bonus transporti përfitojnë tashmë edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë.

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen me 50% të rimbursimit të transportit të nxënësve, të cilët banojnë mbi 2 kilometra larg shkollës. 

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila tha se kjo VKM do të minimizojë problemet që lidhen me transportin e nxënësve dhe punonjësve të sistemit arsimor parauniversitar. Për shkak të vlerës së ulët të biletës, operatorët e shërbimit të transportit hasnin vështirësi në sigurimin e transportit.

Lajmi i parë i mirë është bonusi prej 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit. Ky ndryshim do të përmirësojë shërbimin e transportit, veçanërisht në zonat ku ka vështirësi të linjave të transportit. Sipas ministres Kushi, ky ndryshim do të reduktojë më tej numrin e nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, pasi deri tani dërgimi i tyre drejt shkollave qendër, ku mësohet në kushte më të mira dhe me mësues profili, ka qenë i vështirë për shkak të problemeve të transportit.

Një tjetër lajm i mirë është se tashmë përfitues të shërbimit të transportit nuk do të jenë vetëm mësuesit, por edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë që punojnë 5 deri në 50 kilometra larg vendbanimit të tyre.

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Pse mësuesit s'po respektohen më nga nxënësit? Ç'mund të bëjë secila palë për të pasur respekt të ndërsjellë?

Next Article

Romantizmi shqiptar e ka të huaj dukurinë e pikëllimit botëror

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481