Italia nderon pedagogen shqiptare Ornela Dardha me çmimin shkencëtarja më e mirë në Europë

Ornela Dardha është shkencëtarja shqiptare, që është lektore e lartë në shkencat kompjuterike në Universitetin e Glasgow. Ajo ka fituar nga qeveria italiane çmimin e madh “Science. She sars”, duke u vlerësuar si “Shkencëtarja e re me arritje personale të jashtëzakonshme”.

Një lajm i mirë vjen përtej detit, Italia…Në një garë mes radhëve të shkencëtarëve, ka shpallur një shqiptare si shkencëtarja më e mirë në Europë

Ornela Dardha është shkencëtarja shqiptare, që është lektore e lartë në shkencat kompjuterike në Universitetin e Glasgow. Ajo ka fituar nga qeveria italiane çmimin e madh “Science. She sars”, duke u vlerësuar si “Shkencëtarja e re me arritje personale të jashtëzakonshme”.

Për mediet shqiptare, Ornela ka treguar se çmimi u dha nga Ministria e Punëve te Jashtme të Italisë, ku mes femrave nga e gjithë bota, u zgjodh më e mira në Europë.

Sakaq, ajo zbuloi se ka mbaruar studimet bachelor dhe master për informatikë në ‘La Sapienza’, ndërsa doktoraturën në Bolonja.

“Ky çmim u dha nga qeveria italiane, konkretisht nga Ministria e Punëve të Jashtme. I jep një femre, një vajze të re jo italiane që jeton jashtë Italisë. Po ashtu që ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në shkencë, në inovacion apo teknologji, edhe ka lidhje të ngushta me Italinë. Në këtë çmim u përfshinë të gjitha fushat e shkencave, jo vetëm informatika që është dega ime. U dhanë 5 çmime, do të thotë një për rajon dhe unë e fitova për Europën. Rëndësia e këtij çmimi është të vendosim në vendet kryesore gratë dhe rolin e grave në shkencë dhe teknologji. Kjo sepse zakonisht janë degë, fusha që konsiderohen mashkullore”, ka thënë ajo.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 758023 7977Get started with wales ahead nearly every planking. Ones wales truly are a compilation of huge planks 1 certain depth advisors undoubtedly will be the identical towards the entire hull planking however with even bigger density to successfully thrust outward beyond the planking. planking 823391

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

"Babi im, heroi im"

Next Article

Nxënësit e shkollës "Protagonistët": Kujdesi për bimët fillon që në bankat e shkollës

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427