Këto nisma të gjelbra, duhet të nxiten nga mësuesit dhe prindërit, që të kultivohet te nxënësit dashuria për mjedisin dhe pse jo mund të fillohet që nga zbukurimi i ballkoneve të shtëpive, duke vazhduar në klasë, në shkollë dhe në mjediset jashtë tyre.
Nxënësit e klasës së 3-A, të shkollës “Protagonistët”, ndërmorën një nismë të bukur, në bashkëpunim edhe me prindërit, për mbjelljen e luleve dhe fidanëve në mjediset e klasës dhe të shkollës. Në këtë aktivitet morën pjesë të gjithë nxënësit e klasës, duke u bërë pjesë e procesit se si mbillet një bimë, si ujitet ajo dhe më tej, se si duhet të kujdesemi për të.
Mësuesja e klasës, Dolora Shena, udhëzonte hap pas hapi nxënësit si duhej të vepronin, për të mbjellë lulet në saksi, të cilat më pas u vendosën në mjediset e klasës.

Ndërsa në oborrin e shkollës nxënësit mbollën një fidan. Përpara se ta mbillnin fidanin, nxënësit së bashku më mësuesen e tyre, kërkuan një vend të përshtatshëm për të, në mënyrë që të kujdesen vetë dhe pse jo edhe ta soditin fidanin teksa rritet dhe zbukurohet me gjethet e gjelbra dhe bëhet një pemë me kurorë të madhe.

Nxënësit pasi përfunduan mbjelljen e luleve dhe të fidanëve ishin të lumturuar për rezultatin e punës së tyre, sepse krijuan një mjedis të bukur brenda dhe jashtë.
Klikoni linkun më poshtë, për të parë videon e publikuar në Facebook-un e Portalit Shkollor Albas
https://www.facebook.com/watch/?v=9779762665382898

Këto nisma të gjelbra, duhet të nxiten nga mësuesit dhe prindërit, që të kultivohet te nxënësit dashuria për mjedisin dhe pse jo mund të fillohet që nga zbukurimi i ballkoneve të shtëpive, duke vazhduar në klasë, në shkollë dhe në mjediset jashtë tyre.
Nga Iriana Papamihali
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
855065 812187Id want to consult you here. Which isnt some thing Which i do! I enjoy reading a post that can make individuals feel. Also, appreciate your permitting me to comment! 408002
286551 82924Obtaining the right Immigration Solicitor […]below youll uncover the link to some web sites that we believe you must visit[…] 14071