Çfarë është dhe për çfarë shërben kompjuteri?

Ky është një leksion i dedikuar për fëmijët e vegjël, që të njohin sa më mirë dhe shpejt funksionin e kompjuterit.

Kompjuteri është një makinë që e komandon njeriu dhe ka vetëm dy gjëra më shumë se ne: është shumë i shpejtë dhe ka shumë memorie për të kujtuar gjërat. 

KOMPJUTERI PËRBËHET NGA TRE NJËSI:

  • TASTIERA DHE MIU (mouse) që shërbejnë për t’i ushqyer informacionin, mund të themi që është goja e kompjuterit.

  • BARKU ku gjendet  truri, pjesë të ndryshme, memoria e kompjuterit, që shërbejnë për të përpunuar, tretur dhe ruajtur ushqimin e informatikës.

  • EKRANI që shërben për të parë, PRINTERI për të shtypur në letër dhe BOKSET për të dëgjuar muzikën

ÇFARË MUND TË BËJMË ME KOMPJUTERIN TONË?

1 – TË LUAJMË

2 – TË SHKRUAJMË

3 – TË VIZATOJMË

4 – TË SHOHIM FOTOGRAFITË

5 – TË SHOHIM FILMA

6 – TË DËGJOJMË MUZIKË DHE PËRRALLA

7 – TË LUNDROJMË NË INTERNET DUKE KËRKUAR INFORMACIONE 

8 – TË BËJMË KËRKIME PËR SHKOLLËN

9 – TË FLASIM ME NJERËZIT TANË TË DASHUR QË JETOJNË LARG.  

10 – TË BLEJMË VESHJE, LODRA DHE GJËRA TË BUKURA

11 – TË BLEJMË NJË BILETË AVIONI PËR TË UDHËTUAR JASHTË 

Këshilla për prindërit!

  • Rregulloni mirë tavolinën dhe karrigen ku do të ulet fëmija, në lartësinë e duhur, jo i shtrirë, shpina të jetë drejtë.
  • Fëmijët nuk duhet të lundrojnë në Internet pa praninë e një të rrituri.
  • Nuk duhet të qëndrojnë për shumë se dy orë përpara kompjuterit sepse i dëmton shëndetin.
  • Vendosni një program që ndalon lundrimin në ëebsitet për të rritur. 

Durim Lika

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
3 comments
  1. Pingback: เทปใส
  2. Pingback: Ansys Crack 2026
  3. 253510 984524Youre so cool! I dont suppose Ive learn anything like this before. So nice to find any person with some authentic thoughts on this subject. realy thank you for starting this up. this web site is something that is wanted on the internet, someone with slightly bit originality. useful job for bringing something new to the web! 732230

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

10 rregulla kryesore për përdorimin e presjes

Next Article

Si të ndihmoni nxënësit të mësohen me mbajtjen e maskës në shkollë?

Related Posts
;