Si të ndihmoni nxënësit të mësohen me mbajtjen e maskës në shkollë?

Nxënësit, sapo të kthehen në shkolla janë të detyruar të mbajnë maska. Kjo do të jetë një sfidë e vërtetë, pasi duhet t’i mbajnë për një kohë të gjatë. Shkollat do të kenë të përcaktuara një sërë rregullash dhe protokollesh, por nxënësit duhet të kenë të qartë mënyrën si duhet t’i zbatojnë ato. 

Parashikohet një sezon shkollor plot pasiguri dhe frikëra, ndaj do të jetë veçanërisht e rëndësishme që arsimtarët të ndajnë ndjenjat e tyre kur veshin maska në javët e para të shkollës. Kur ndajmë dobësitë, shqetësimet dhe pyetjet tona bëhemi më të kuptueshëm për të tjerët. 

Rutina të reja: Mësuesit duhet të krijojnë qëllimisht rutina të reja, për të lehtësuar çdo ankth dhe shqetësim. Rutina e re do të përfshijë vizatimin dhe krijimin e një ditari për secilin nxënës. 

Lidhjet me prindërit: Një letër për prindërit që përshkruan procedurat dhe rutinat e klasës do të lehtësojë ankthin e tyre dhe atë të fëmijëve të tyre. Mësuesit gjithashtu mund ta përdorin këtë letër për të ftuar prindërit të ndajnë sfidat dhe gëzimet që fëmijët e tyre kanë përjetuar gjatë disa muajve të fundit.

Ja disa nga pyetjet:

– Cilat janë dy ose tre mënyrat më të mira që shërbejnë për të krijuar një përvojë pozitive për fëmijën tuaj?

– Cilat janë kujtimet e preferuara të tyre. Çfarë e bën të qeshë?

– Si mund të punojmë së bashku këtë vit? A ka ndonjë gjë që dëshironi të mësoni ose të ndani me klasën tonë këtë vit?

– A ka ndonjë ndryshim në shtëpi që do të ishte e dobishme për mua ta di?

Pyetjet e takimit në mëngjes: Këto janë disa pyetje që mësuesit mund t’i përdorin në javën e parë, në mënyrë që nxënësit të mësohen me maskat.

Si na mbron një maskë?

A dini ndonjë superhero që vesh maskë?

Cilat ngjyra, forma dhe dizajne dëshironi në maskën tuaj?

Temat sipas javëve: Javët e para të shkollës do të jenë të vështira, ndaj duhet krijuar çdo javë nga një temë, në mënyrë që të fokusoheni. Java e ngjyrave të preferuara, Java e kafshëve, Java e traditës së preferuar, Java e artistëve, Java e muzikës, etj. Këto janë disa nga sugjerimet. 

Praktika e leximit të emocioneve: Ne jemi të aftë të lexojmë shprehjet e fytyrës. Mësuesit mund të kalojnë disa minuta në ditë duke e praktikuar këtë. Krijoni një lojë, ku nxënësi duhet të përjetojë diçka dhe ta shprehë përmes syve dhe nxënësit e tjerë ta përshkruajnë këtë ndjesi, pavarësisht se me maskë. Sytë flasin, apo jo?

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Çfarë është dhe për çfarë shërben kompjuteri?

Next Article

Provimi i shtetit në profilet e mësuesisë, dokumentet dhe rregullat

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427