Maturantët që thyen rregullat e testimit të përcaktuara nga Ministria e Arsimit janë ndëshkuar dhe nuk kanë mundur të zhvillojnë provimin e gjuhës së huaj. Administratorët identifikuan 12 maturantë me telefonë në ambientet e përcaktuara për t’u zhvilluar testimi.
Sekretari i Përgjithshëm në Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, u bën thirrje maturantëve të bëjnë kujdes në provimet e radhës dhe askush të mos besojë se teza e provimit mund të dalë më parë.
“Tezat dhe provimi i maturës shtetërore administrohet nën rregulla të rrepta sigurie, ashtu siç u provua edhe me vijimin e këtij provimi dje, i cili ishte provim model, u administrua në një mënyrë model. Në 37 mijë maturantë që kanë qenë në provim dje, janë konstatuar vetëm 12 raste, të cilët kishin problematika në respektimin e rregullores, mbajtjes së celularëve, të cilët janë penalizuar”, u shpreh Plarent Ndreca, Sekretari i Përgjithshëm në Ministrisë së Arsimit.
Kujdes! Maturanti ndëshkohet me përjashtim dhe humbje të provimit nëse:
- Nuk qëndron në vendin që i është caktuar.
- Nuk është i pajisur me dokument identifikimi.
- Merr e jep informacion, kopje ose komunikon me maturantë/kandidatë të tjerë.
- Bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit gjatë kohës së zhvillimit të provimit.
- Dëmton testin (palos, zhubros, gris, vendos shenja të dallueshme dhe të veçanta), ose nuk e dorëzon atë.
- Përdor laps ose stilolapsa me ngjyra të ndryshme në plotësimin e testit, si dhe kur heq ose dëmton kodin e sekretimit (barkodin) të vendosur në test.
- Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimeve.
- Në rast se kandidati refuzon të largohet nga mjedisi i provimit, mbikëqyrësi i provimit evidenton rastin me procesverbal dhe e njofton atë mbi mosnjohjen e rezultatit.
- Maturanti kandidati që përjashtohet nga provimi për shkelje të parashikuar, e cila përshkruhet edhe në procesverbalin përkatës, humbet këtë provim dhe ka të drejtë ta japë atë në sesionin e ardhshëm.
Lëndët dhe datat për provimet e Maturës Shtetërore 2017 janë:
- Gjuhë shqipe dhe letërsi (D1) 10 Qershor 2017
- Matematikë (D2) 15 Qershor 2017
- Provime me zgjedhje (Z 1/Z2) 23 Qershor 2017
(Albina Hoxhaj)
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
405898 805842Das beste Webdesign Berlin erhalten Sie bei uns, genauso wie professionelles Webdesign. Denn wir sind die Webdesign Agentur mit pfiff. 573624
672835 619820Many thanks for the great post C Id fun reading it! That i love this weblog. 740561