Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Studentja alarmohet “Me të gjitha notat dhjeta nuk fitova mjekësinë”. Reagon eksperti i arsimit: “Shkollat ju kanë orientuar gabim”

Një nga temat më të nxehta të maturantëve, është edhe llogaritja e pikëve për në universitete. Një maturante ka deklaruar se kishte të gjitha rezultatet 10-ta dhe nuk mundi të fitojë mjekësinë. Reagon eksperti i arsimit…

Një nga temat më të nxehta të maturantëve, është edhe llogaritja e pikëve për në universitete. Në faqen “Studentët Denoncojnë”, një maturante ka deklaruar se  kishte të gjitha rezultatet 10-ta dhe nuk mundi të fitojë mjeksinë. Sipas saj ky shtet po largon ekselentët.

Ish-maturantja shkruan: “Ehh edhe unë kam dalë me të gjitha 10-ta dhe se kam kapur dot mjekësinë. Me keq akoma jam gati e 500-ta në listë. Ndërkohë të tjerët me 7-8 e kanë fituar se normal leku e miku. Isha e sigurt se e fitoja mjekesinë po ja… harrova që jetojmë në Shqipëri. Sa keq për studentët ekselentë, po i përzë vete ky shtet, dhe thonë pastaj pse ikin”.

Menjëherë ka ardhur një reagim sqarues nga Fatmir Vejsiu, eksperti i arsimit, i cili thekson se shkollat nuk i kanë orientuar drejt maturantët. Sipas tij në formulën e llogaritjes së pikëve për në universitetin e mjekësisë ka 5 mesatare. Po kështu është shumë e rëndësishme edhe zgjedhja e lëndëve në përputhje me universitetin ku kanë ambicie të shkojnë. Ajo duhet të përkojë me lëndën bazë të degës së universitetit.

Kriteret e llogaritjes së pikëve për UMT

Për mua është universiteti më serioz në këtë drejtim. Ka arritur një standard, të cilin të tjerët duhet ta marrin në konsideratë. Nuk është detyrim i UMT-së të sqarojë maturantët.

Detyrim i UMT-së , ishte vetëm nxjerrja në kohë e udhëzimit përkatës, gjë të cilën e ka realizuar. Shumë maturantë janë “djegur” pasi shkollat nuk i kanë orientuar drejt. Në formulën e llogaritjes së pikëve në këtë universitet, shikohet që ka 5 mesatare. Ndërsa e para dhe e pesta dalin nga QSHA dhe shënohen në Certifikaten e maturës, llogaritja e tre të tjerave duhet të njihej nga shkolla, pra edhe nga maturantët, para fillimit të vitit të fundit shkollor, për të realizuar zgjedhjen e lëndëve, në përputhje me ambiciet për shkollën e lartë. Lëndët preferenciale të UMT-së dihet qe janë FIZIKA, KIMIA dhe BIOLOGJIA Sipas kritereve të UMT, të trija këto lëndë duhet të zgjidhen në maturë, ndryshe je “i djegur” pa filluar viti shkollor.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Si ndihmohet praktikisht një nxënës i talentuar

Next Article

Nxënësit e Luginës së Preshevës pajisen me tekste në gjuhën shqipe

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481