Stop trafikimit të qenieve njerëzore

Muaji tetor njihet si muaji i antitrafikimit të qenieve njerëzore. Në kuadër të këtij muaji u zhvillua projekti në bashkëpunim me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar “11 Shkurti”. Në këtë projekt u trajtua trafikimi i qenieve njerëzore si një dukuri negative, e cila herë pas here, fatkeqësisht, e shohim të gjejë vend në shoqërinë tonë.

Përmes diskutimeve, pikturave, të bëra nga nxënësit e kësaj shkolle, u paraqitën format me të cilat dukuria shfaqet, si dhe pasojat me të cilat përballen viktimat.

Trafikimi i njerëzve është një kërcënim shumë dimensional, mjaft i rrezikshëm, që nënkupton rekrutimin, transportimin, transferimin e personave me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, apo me anë të formave të tjera, shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, keqpërdorimit të pushtetit etj.

Dëmet e paevitueshme që pësojmë nga kjo dukuri, pasqyrohen në funksionet thelbësore të jetës, ndaj: “Mos heshtni para skllavërisë moderne, por raporto, ose adreso në zyrat përkatëse.

Falë kësaj ekspozite u përçua mesazhi: “Askush s’mund të bëjë gjithçka, por gjithkush mund të bëjë diçka kundër skllavërisë moderne.

Edisa Kaziu-Xhihni

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ekskursion mësimor, lënda gjeografi, klasa VII

Next Article

Bëmat e Estes dhe Kokosë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427