Steve Jobs nuk i lejonte fëmijët e tij të përdornin iPad

Edhe pse kaloi gjithë jetën e tij duke krijuar një prej perandorive teknologjike më të mëdha në botë, Steve Jobs i ndalonte kategorisht fëmijët e tij që të përdornin këto pajisje teknologjike.

Steve Jobs arriti të bëhej njeriu më i pasur në botë dhe më i përfolur falë pajisjeve si iPod, iPad dhe iPhone. Edhe pse kaloi gjithë jetën e tij duke krijuar një prej perandorive teknologjike më të mëdha në botë, Steve Jobs i ndalonte kategorisht fëmijët e tij që të përdornin këto pajisje teknologjike.

Duke shkruar për New York Times në vitin 2014, Nick Bilton kujtoi një bisedë që ai kishte pasur me shefin e atëhershëm të Apple-it (i cili ka lindur me 24 shkurt) pas prezantimit të iPad-it të parë. Duke e pyetur se a e pëlqyen fëmijët e tij pajisjen e re, Jobs kishte thënë: “Ata nuk e kanë përdorur këtë pajisje. Ne ua kemi kufizuar kohën që ata e kalojnë në përdorimin e teknologjisë në shtëpi”.

Jobs mund ta ketë bërë këtë pasi i druhej rrezikut të ekspozimit ndaj materialeve pornografike, bullizmit dhe më keq akoma, varësisë ndaj këtyre pajisjeve. Në vend të kësaj, Bilton kujton se Steve Jobs i kishte thënë se çdo mbrëmje ai darkonte me fëmijët e tij në një tavolinë të madhe, duke diskutuar për librat dhe historinë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

"Nokturn '18"

Next Article

Albas zhvillon trajnime me kredite në 11 korrik në Tiranë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427