Sot Dita Botërore kundër Punës së Fëmijëve

Puna e fëmijëve për arsye nga më të ndryshmet është një problem botëror, i pranishëm edhe në Shqipëri. 12 qershori shërben si ditë kujtese për të gjithë aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë për të bërë më të mirën për fëmijët, për të siguruar të ardhmen e tyre dhe për të na kujtuar detyrimet që kemi për ta.

Puna e fëmijëve për arsye nga më të ndryshmet është një problem botëror, i pranishëm edhe në Shqipëri sidomos përsa i përket disa komuniteteve të caktuara. Përgjithësisht janë arsyet ekonomike ato që i detyrojnë fëmijët që të punojnë në moshë të mitur, për rrjedhojë edhe të shfrytëzohen apo të trafikohen. Një problem i vazhdueshëm është edhe rasti i fëmijëve romë të cilët dalin për të kërkuar lëmoshë në rrugë, si një mënyrë për të mbijetuar. Shpesh janë vetë prindërit që i nxjerrin në rrugë, në pamundësi për të patur një punë.

Kushtet për të punuar të miturit

Mosha minimale e punës është 16 vjeç. Përjashtimisht, fëmijët nga mosha 15 deri në 16 vjeç mund të punësohen gjatë pushimeve shkollore vetëm në punë të lehta, të cilat nuk cenojnë shëndetin e tyre dhe rritjen fizike. Fëmijët nga mosha 15 deri në 16 vjeç mund të bëhen subjekte të orientimeve profesionale dhe trajnimeve në përputhje me rregullat e vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave. Minorenët mund të punësohen në punë që nuk cenojnë: sigurinë, shëndetin ose zhvillimin e fëmijëve; dhe pjesëmarrjen e fëmijëve në shkollë, në programet profesionale udhëzuese ose trajnuese të miratuara nga institucionet përgjegjëse, ose zotësinë e fëmijëve për të përfituar nga ky formim.

Rezulton se të miturit që punojnë janë të pamonitoruar. Ata punojnë pa kontratë, pa asnjë dokument dhe rritet shumë abuzimi.

12 qershori shërben si ditë kujtese për të gjithë aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë për të bërë më të mirën për fëmijët, për të siguruar të ardhmen e tyre dhe për të na kujtuar detyrimet që kemi për ta.

Një rëndësi të veçantë zë formimi profesional i fëmijëve, si një mundësi optimale qoftë për integrimin e tyre në shoqëri, por më së shumti si mundësi për të siguruar punësim jo vetëm në vend, por edhe në vendet e bashkimit Evropian.

Si mund t’i japim fund punës së fëmijëve ?

Me qasjet e duhura të politikave dhe përgjigjet praktike, kjo praktikë mund të marrë fund. Ajo çfarë këshillohet të bëjmë:

  • Përparimi i angazhimit ligjor për t’i dhënë fund punës së fëmijëve
  • Promovimi i punës së denjë për të rriturit dhe të rinjtë në moshë pune ligjore
  • Ndërtimi dhe zgjerimi i sistemeve të mbrojtjes sociale dhe bazës së përfituesve – të një niveli dysheme për të ndihmuar familjet e varfra
  • Zgjerimi i aksesit në arsimin publik falas dhe cilësor si alternativë logjike ndaj punës së fëmijëve
  • Trajtimi i punës së fëmijëve në kompleksitetet e saj dhe zinxhirët e furnizimit
  • Mbrojtja e fëmijëve në situatat e luhatjeve të paparashikuara social-ekonomike dhe krizave

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Notat e provimit të Gjuhës së Huaj, Matura 2023

Next Article

Urdhri për miratimin e strukturës së vitit shkollor 2023-2024

Related Posts