Rreth librit “Pa e vrarë mendjen”

Të dashur prindër, këtë vit bashkë me shumë seri librash pranë Panairit të Librit do të gjeni edhe vëllimin me tregime për fëmijë “Pa e vrarë mendjen”. Gjuha e zgjedhur, afër fëmijëve, stili i këndshëm dhe shumë elastik, mendësia e një brezi të lirë është mjeshtëria e shkrimit të Natasha Poroçanit, tashmë të njohur për aftësinë e saj në komunikimin me fëmijët. 

Shumë të ëmbël fëmijë, vjen në panair përsëri këtë vit vëllimi me tregime Pa e vrarë mendjen

Ju do të pyesni

-Po pse “përsëri”?

Oplaaa, sepse është ribotuar. Pasi botimi i parë iku turravrap nga libraritë, tani vjen përsëri me rrëfimet e mrekullueshme të Kaltrinës, vëllait të saj Albit dhe shumë shokëve e shoqeve të saj. 

Fëmijët në faqet e librit do të gjejnë bashkëmoshatarët e tyre me të cilët shkojnë çdo ditë në shkollë, ndajnë orët e lodhshme të mësimit por edhe kënaqen me humorin e mrekullueshëm që luan mes tyre.

Po fëmijët jetojnë mes ëndrrave dhe janë ëndrra të bukura. Ndaj në faqet e librit do të endeni nga klasa te ëndrrat, nga lojërat te malet me dëborë apo lulet e lëndinave. 

Do të njiheni me Ivinën së cilës po i mungonte vëllai, shoku i lodrave. Po pse, ku kishte shkuar Flobi?

E pastaj ato çokollata e mira, të shijshme, të ëmbla…ëëëë, po si t’ia bëjmë? se ato të shtojnë ca në peshe. Epo këtu do gjeni një dietë të posaçme, pa hequr dorë fare nga çokollatat, më besoni. A ka një dietë të tillë?

Tani që dimri po vjen a ju duhet një shok dëbore? Si thatë? Ku ta gjeni? 

Lëre pastaj një gjyshe…ua çfarë gjysheje, për t’i patur zili. Mbath patina e bën gara me mbeskën. 

Ehuuu, ka plot e plot gjëra të tjera. Ju do të thoni si t’ia bëni me përgjigjet e kaq shumë pyetjeve?

E pra, hapni librin “Pa e vrarë mendjen”, aty i keni të gjitha. 

A do të kënaqeni? Oh, pa diskutim që po. 

Atëherë… shihemi në panair të dashur fëmijë. 

“Pa e vrarë mendjen” është një libër me histori të mrekullueshme me mbretër e zana, si dhe me tregime të bukura e plot humor nga jeta e përditshme e fëmijëve. Në to flitet për marrëdhëniet me gjyshërit, prindërit dhe mësuesit, me shokët e shoqet, rregullat që duhet të ndjekin fëmijët në familje, shkollë etj. Personazhet e tregimeve kanë teka dhe dëshira “të çuditshme”, si dhe pikëpyetje për gjëra që nuk i dinë. Por, në fund, ata gjejnë te prindërit, gjyshërit dhe mësuesit miqtë e tyre më të mirë!

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Metoda e mësimdhënies së Gordonit

Next Article

Rreth librit "Pica, pica, vetëm pica"

Related Posts