Rëndësia e motivimit të nxënësit, histori e vërtetë nga bankat e shkollës

Kjo është historia e një studenti, e rrëfyer nga ai vetë në gazetën e universitetit ku studioi. Çfarë e motivoi atë aq shumë saqë, nga një nxënës i dobët në mësime u bë një nxënës i shkëlqyer?

Për të ishte hera e parë që po jepte mësim në atë klasë dhe gjatë orës së mësimit, i drejtoi një pyetje njërit prej nxënësve. E gjitha klasa shpërtheu në të qeshura.

U çudit nga ai reagim, pasi nuk kishte asnjë arsye për të qeshur. Falë vështrimeve të nxënësve, kuptoi se kishte pyetur nxënësin më të dobët në klasë.

Pasi nxënësit dolën, mësuesja i kërkoi nxënësit që vlerësohej i dobët që të qëndrojë me të. Ajo i shkroi një poezi në një letër dhe duke ia zgjatur i tha: “Dua që këto vargje t’i mësosh njëlloj siç ke mësuar emrin tënd dhe të mos i tregosh askujt për këtë! Mirë?”. Nxënësi  pohoi me kokë, mori letrën dhe u largua i habitur.

Të nesërmen, mësuesja e re shkroi vargjet në dërrasë dhe pasi i analizoi, i fshiu. Pastaj, i pyeti nxënësit: “Kush e mësoi poezinë përmendësh nga dërrasa e zezë të ngrejë dorën!”.

Askush nuk e ngriti dorën, përveç nxënësit që konsiderohej i dobët. Ai e ngriti dorën gjithë frikë e hezitim. Mësuesja, duke i buzëqeshur i tha: “Po, na e recito!”.

Me fjalë që mezi i dilnin nga goja, ai e recitoi të gjithë poezinë që e kishte mësuar paraprakisht. Mësuesja e vlerësoi dhe i tha fjalë motivuese para të gjithë nxënësve, madje i kërkoi klasës që ta duartrokasin.

Nxënësit të shushatur nga ajo që kishte ndodhur, e duartrokitën dhe e përgëzuan.

E njëjta gjë u përsërit disa herë gjatë javës, por me forma të ndryshme, e sigurisht, u përsëritën dhe fjalët e mira, konsideratat, vlerësimet por edhe duartrokitjet  e nxënësve të klasës.

U afrua data e provimeve përfundimtare, lexoi, përsëriti dhe i mori të gjitha lëndët.

Hyri në shkollë të mesme gjithë zell dhe vullnet. Në çdo vit i përmirësonte rezultatet.

Arriti mesataren për të ndjekur studimet universitare.

E përfundoi fakultetin me rezultate të larta.

Studioi master dhe mbrojti doktoraturën.

Kjo është historia e një studenti, e rrëfyer nga ai vetë në gazetën e universitetit.

Njerëzit janë dy llojesh:

Ose çelës i të mirë dhe kyç i të keqes, duke nxitur, motivuar, zgjatur dorën, mbushur me shpresë, duke të dhënë optimizëm …

Ose kyç i të mirës dhe çelës i të keqes, demoralizues, pengues, vënës shkopinjsh nën rrota, tallës, ironizues, fajësues …

Nxënësi i mësipërm ishte viktimë e llojit të dytë, por në një moment të jetës, u gjend përballë një njeriu nga lloji i parë i cili i ndryshoi jetën.

Drita Topjana 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
4 comments
  1. Hey there! Do you know if they make any plugins to help with Search Engine Optimization? I’m trying to get my site
    to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good success.
    If you know of any please share. Appreciate it!
    I saw similar text here: Eco wool

  2. Hey! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
    I’m trying to get my website to rank for some targeted
    keywords but I’m not seeing very good results.
    If you know of any please share. Many thanks! You can read similar art here:
    Your destiny

  3. I am extremely impressed together with your writing skills as neatly as with the structure on your blog. Is that this a paid topic or did you customize it yourself? Either way stay up the nice quality writing, it’s rare to look a great weblog like this one nowadays. I like portali.albas.al ! It’s my: Blaze ai

  4. 407035 101590Oh my goodness! a great post dude. Thanks Even so My business is experiencing concern with ur rss . Do not know why Struggling to join it. Is there anybody finding identical rss concern? Anyone who knows kindly respond. Thnkx 646292

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

MAS mbyll kopshtin privat në Fier ku humbi jetën fëmija 3 vjeç

Next Article

Myrto Hysaj: Sa të rrosh, do të mësosh!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427