Poezi: Forca e pafajësisë!

Vargjet e mëposhtme janë krijuar nga Leonora Dauti, nxënëse në gjimnazin “Sandër Prosi” dhe publikohen për herë të parë në Portalin Shkollor. Ajo, nërmjet poezisë së saj bë thirrje për paqe në botë teksa dënon dhunën ndaj fëmijëve.

Forca e pafajësisë

Ndalo, nuk të lejoj të qëllosh mbi mua, 

Me plumba nuk vritet zemra e pafajësisë,

Me zjarr nuk digjen trupat e pafuqisë

Me bombardime nuk shkatërrohet vendi i lumturisë.

Ta bëj me dije që për secilin ka një zot.

E gjakun tonë as akulli nuk ngrin,

Buzëqeshjen nga fytyra imë se largon dot

Prandaj vdekja nuk ma merr dot lumturinë.

E vetmja forcë që kam është të mos kem frikë.

Dhe pse këto rrugë me lot po i laj

Kjo njerëzi paska qenë shumë e ligë

Të etur për të marrë shpirtra që nuk kanë faj!

Jemi fëmijë pa më të voglin faj.

Po dëgjojmë vetëm krisma dhe vaj,

Jemi fëmijë të ngrirë si skulpturë

Na ka mbuluar pluhuri si pëlhurë!

Nuk kemi një dorë të na përkëdhelë.

Jo, as strehë nuk kemi më

Por nderin tonë askush nuk mund ta shkelë

Se zemrës së pafajshme askush nuk i bën dot asgjë!

Eh! Këto krisma që na morën fëmijërinë

Që shtëpitë në gërmadha na i kthyen 

Që lotin në sy na e ngrinë,

Që zemrat tona, pa mëshirë, në dysh i thyen!

Si është e mundur që bota nuk ndjen asgjë.

Kur sheh ëngjëj që shuhen në pafajësi, 

Kur sheh fytyra që shprehin dhembshuri,

Kur sheh trupa që mposhten me pafuqi.

Zoti ju dënoftë o njerëz të ligë,

Nga lotët e pafajshëm si nuk keni frikë,

Do të digjeni dhe ju, do të merrni dënim

As vdekja për ju nuk do të jetë shpëtim.

(Leonora Dauti, Portali Shkollor)

Portali Shkollor është një dritare ku të gjithë nxënësit e talentuar mund të publikojnë krijimet e tyre. Na shkruani në: info@portalishkollor.al ose na kontaktoni në në numrin e telefonit 04231 9002 dhe 0697098026.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Pse fëmijët kërkojnë ushqim sapo kthehen nga kopshti?

Next Article

Albas trajnim me mësuesit në Sarandë dhe Gjirokastër

Related Posts