Nxënësit e shkollës “Protagonistët”: Kujdesi për bimët fillon që në bankat e shkollës

Këto nisma të gjelbra, duhet të nxiten nga mësuesit dhe prindërit, që të kultivohet te nxënësit dashuria për mjedisin dhe pse jo mund të fillohet që nga zbukurimi i ballkoneve të shtëpive, duke vazhduar në klasë, në shkollë dhe në mjediset jashtë tyre.

Nxënësit e klasës së 3-A, të shkollës “Protagonistët”, ndërmorën një nismë të bukur, në bashkëpunim edhe me prindërit, për mbjelljen e luleve dhe fidanëve në mjediset e klasës dhe të shkollës. Në këtë aktivitet morën pjesë të gjithë nxënësit e klasës, duke u bërë pjesë e procesit se si mbillet një bimë, si ujitet ajo dhe më tej, se si duhet të kujdesemi për të. 

Mësuesja e klasës, Dolora Shena, udhëzonte hap pas hapi nxënësit si duhej të vepronin, për të mbjellë lulet në saksi, të cilat më pas u vendosën në mjediset e klasës. 

Ndërsa në oborrin e shkollës nxënësit mbollën një fidan. Përpara se ta mbillnin fidanin, nxënësit së bashku më mësuesen e tyre, kërkuan një vend të përshtatshëm për të, në mënyrë që të kujdesen vetë dhe pse jo edhe ta soditin fidanin teksa rritet dhe zbukurohet me gjethet e gjelbra dhe bëhet një pemë me kurorë të madhe. 

Nxënësit pasi përfunduan mbjelljen e luleve dhe të fidanëve ishin të lumturuar për rezultatin e punës së tyre, sepse krijuan një mjedis të bukur brenda dhe jashtë.

Klikoni linkun më poshtë, për të parë videon e publikuar në Facebook-un e Portalit Shkollor Albas

https://www.facebook.com/watch/?v=9779762665382898

Këto nisma të gjelbra, duhet të nxiten nga mësuesit dhe prindërit, që të kultivohet te nxënësit dashuria për mjedisin dhe pse jo mund të fillohet që nga zbukurimi i ballkoneve të shtëpive, duke vazhduar në klasë, në shkollë dhe në mjediset jashtë tyre.

Nga Iriana Papamihali

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Italia nderon pedagogen shqiptare Ornela Dardha me çmimin shkencëtarja më e mirë në Europë

Next Article

Italia nderon pedagogen shqiptare Ornela Dardha me çmimin shkencëtarja më e mirë në Europë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427