Një tjetër trajnim i suksseshëm i organizuar nga QTPA në Kosovë

QTPA zhvillon trajnime të ndryshme në fushën e arsimit dhe synon t’u vijë në ndihmë mësimdhënësve në Kosovë përmes përvojës dhe trajnerëve të kualifikuar.

Në datën 5 shkurt 2022, nga ora 10.00-13.00, QTPA ka zhvilluar trajnimin në mbështetje të mësimdhënësve të arsimit fillor për tekstet shkollore të lëndës Gjuhës shqipe. Trajnimi është zhvilluar nga autorët e teksteve, duke synuar lehtësimin e punës për përdorimin e tekstit dhe zbërthimin e strukturës së tij.  

Trajnimi u zhvillua në 3 seanca: në të parën u diskutua mbi tematikën Kompetencat sipas kornizës kurrikulare, kurrikulës bërthamë dhe programit lëndor të Gjuhës shqipe për shkallën e parë dhe të dytë dhe realizimi i tyre në tekstet e reja të gjuhës shqipe. Kjo temë u ligjërua nga Rita Petro,  autore tekstesh shkollore dhe poete shqiptare.

Tema e seancës së dytë, Kompetencat lëndore të zbërthyera në librin e gjuhës shqipe Albas për klasat 1-3, u prezantua nga bashkautori i librave të nxënësve Gjuha shqipe 2 dhe Gjuha shqipe 3, Shpëtim Elezi. 

Kurse, gjatë seancës së tretë janë diskutuar tri tematika. Tematika e parë, Plani mësimor i zbërthyer sipas programit lëndor, u ligjërua nga Filloreta Mustafa Dërmaku,  autore e fletores së punës Gjuhë shqipe 1 dhe Gjuhë shqipe 3.

Tematika e dytë, Metodat me në qendër nxënësin të përdorura në librat e mësuesit Gjuha shqipe 1-3, Albas, u ligjërua nga Bardha Buleshkaj, bashkautorja e librit të mësuesit për tekstin shkollor Gjuha shqipe 2 dhe Gjuha shqipe 3. 

Tematika e tretë, Orë mësimi model me librin digjital: Gjuha shqipe 1-3 Albas, u ligjërua nga Ervisa Paloka, redaktore në Albas. Vlen të theksohet se interesimi i mësimdhënësve pjesëmarrës për librin digjital ishte shumë i madh. 

Enis Miftari, mësimdhënës pjesëmarrës në trajnim, tha për Portalin Shkollor Albas se ky trajnim ka ndikim pozitiv në një mësimdhënie më interesante dhe më të avancuar duke përdorur librin digjital. 

“Trajnimet e tjera nga ALBAS do jenë gjithmonë të mirëpritura nga unë, dhe së fundi një falënderim për Shtëpinë Botuese Albas që jep një frymë të re mësimdhënies”, shtoi ai.

Trajnimi është zhvilluar online në platformën Zoom dhe ka qenë pa pagesë. 

Më poshtë mund të shihni disa foto gjatë trajnimit: 

Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Përdorimi i teknologjisë, ndikimi në edukimin e fëmijëve, në dinamikën e marrëdhënieve me prindërit dhe në cilësinë e lidhjeve familjare

Next Article

Ta dashurosh sërish mësimdhënien

Related Posts