Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Një mësues mund të ndryshojë botën

Me rastin e Ditës Botërore të Mësuesit, ky artikull i kushtohet vlerave të profesionit të mësuesit, i cili është aq i bukur, kërkues dhe sfidues në të njejtën kohë. 

Prej kohësh mësuesit janë njohur si hallka kryesore e shoqërisë. Mendimi i Platonit është mëse aktual: Nëse Athina do të kishte këpucarë të këqinj, qytetarët e saj do të ecnin zbathur. Nëse ajo do të kishte mësues të këqij, do të dështonte.

Mësuesit i drejtojnë fëmijët drejt qëllimit të tyre, i fuqizojnë ata në botën në të cilën jetojmë dhe i inkurajojnë ata të gjejnë më të mirën tek vetja e tyre. Fëmijët që janë sot fëmijë dhe studentë, nesër janë udhëheqës, menaxherë, krijues, mësues, pasticierë, bankierë, kujdestarë, kineastë, muzikantë, baballarë, nëna, miq, bashkëpunëtorë, mbështetje, forcë, fuqi… 

Atë që njeriu mëson në moshë të hershme e mban gjithë jetën me vete. Ajo që merret në moshë të re tek një person mbetet e fortë dhe e qëndrueshme. Mësuesit janë ata që kanë mundësinë të ndikojnë në jetën e të rinjve, si dhe kanë mundësinë për të ndryshuar jetën. 

Thonë se mësuesit e mëdhenj frymëzojnë. Të japin krahë të ëndërrosh. Edhe nëse gjërat nuk janë duke shkuar mirë në familje, apo shoqëri, mësuesi të ofron një strehëz ku ndihesh gjithnjë ngrohtë dhe i mirëpritur. Shkolla është dritarja drejt së cilës shohim botën. 

Mësimdhënia nuk është një punë. Shkon përtej punës, sepse ndryshon jetë, motivon, inkurajon, mbush me dije, mbështet dhe zbulon talente. Një mësues është prind, shok, psikolog, polic, artist…gjithçka. 

Nëse nuk dëshironi të bëheni mësues, mos e bëni. Një profesion kaq kompleks sa kërkon të jepni pafund, përtej klasës. Sidomos, mësuesit shumë të përkushtuar e kuptojnë për çfarë po flasim. Është njejtë si dashuria e pakushtëzuar prind-fëmijë. Kur nxënësi yt po përballet me vështirësi në jetë, kur nuk po gjen rrugën e tij, kur ndihet i paorientuar, kur kushtet ekonomike nuk e lejojnë të bëjë progres, sepse i duhet të punojë, kur për shkak të padrejtësisë nuk fiton degën që meriton, ju, mësues të dashur, do të jeni aty duke vuajtur në heshtje, sepse nxënësi juaj është fryti i punës suaj. 

Duhet shumë vërtetësi, sepse ata e ndjejnë kur po i gënjeni, ashtu sikurse duhet ta maskoni trishtimin e një dite të ngarkuar, sepse ata duan energji të pashtershme. Dikush ngadalëson, dikush përshpejton, dikush tjetër dorëzohet. Ju jeni vigjilentë për të përcjellë ecurinë e secilit, jo për t’i krahasuar, por për t’i ndihmuar të nxjerrin më të mirën e tyre.  

Edhe pse vitet ikin dhe sigurisht nxënësit tuaj i pret një rrugë e gjatë, gjurmët që ke lënë në jetën e tij ngelen të paprekura. Në fakt gjurmët e çdo mësuesi, sidoqoftë ai, ngelen. Kjo është arsyeja pse rrugëtimi është më i rëndësishëm se qëllimi. Për asnjë qëllim, apo ego personale (ndryshe nga profesionet e tjera) mësuesi nuk mund të shkelë parimet, vlerat dhe dinjitetin. Si në asnjë profesion tjetër mësuesi ruan dhe është përgjegjës për dinjitetin e vetes dhe të tjerëve. 

Në krye të herës përmenda që mësuesi të jep krah të fluturosh. Sa herë jeni ndjerë në dilemë ta bëni këtë gjë? A keni menduar se nuk mund të rrisni breza të parientuar me realitetin? Jam e bindur që jeni kritikuar për cilëndo zgjedhje, me dhe pa të drejtë. Por me bindje them se çdo vendim që merrni është i drejtë, sepse kontakti i përditshëm me nxënësit tuaj, nuk ju lejon të gaboni. Mësuesit nuk njohin kufij, rrënjët e tyre shtrihen shumë thellë, aq sa vetëm një mësues mund ta ndryshojë botën. 

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

A mund të jesh vetvetja në një vend paragjykues?

Next Article

Arsyet përse jeta juaj duhet të jetë e mbushur me kurajo

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481