Një mesazh i sinqertë për ju të thjeshtët e mi!

Gjëja më e vështirë në botë, të shkruash diçka të thjeshtë dhe të sinqertë… Ju ndoshta nuk e patët mundësinë të shkoni në shkollat e Bllokut, por sot dua t’ju them se modestisht ju jeni më të mirët..

Në këtë mëngjes, ky mesazh i sinqertë, vjen për ju të thjeshtët e mi. Nuk ma merrte mendja se sot më shumë se kurrë do më vlente thënia nga Hemingway  “gjëja më e vështirë në botë, të shkruash diçka të thjeshtë dhe të sinqertë…” Ndaj, asnjëherë nuk jam menduar kaq gjatë për të zgjedhur fjalët e sinqerta për ju. 

Ju që më keni dhuruar dashuri dhe respekt pa kushte. Që me thjeshtësinë dhe mirësinë tuaj më mësuat se edhe atëhere kur mendojmë se kemi dështuar në punët tona të përditshme, kur mendojmë së përsosmëria jonë nuk ekziston, ju thjesht më vendosni duart tek supet dhe më thoni: “mos u merakos zysh,  çdo gjë do te dalë shumë mirë”. 

Ju ndoshta nuk jeni cilësorët e mësimeve, ju nuk patët mundësi të ndriçoni gjithmonë të veshur shtrenjt. E ndoshta keni punuar gjatë gjithë pushimeve për të blerë librat dhe për të mos ju rënduar prindërve. As nuk e patët mundësinë të shkoni në shkollat e Bllokut dhe të qendrës dhe ajo çka do të donit është të merrni një zanat, e të jeni të denjë për familjet tuaja. 

Por sot dua t’ju them se modestisht ju jeni më të mirët, dashurinë që kam marrë në rrethinat ku ju dhe familjet tuaja jetoni, nuk e kam gjetur as në shkollat më të mëdha dhe më të suvatuara, nuk e kam gjetur as tek nxënësit absolute sepse ju e dini që meritoni shumë e më shumë, por jeni realistë. Jeni më realistët në këto vite tranzicioni ku jetoni pa ëndrra të mëdha, por si njerëz të mëdhenj dhe të vërtetë. 

Ndaj urimi im për ju sot, është kaq i thjeshtë  “ecni përpara me kokën lart,  çdo sakrificë juaja ka për t’ju vlejtur në jetë”!

Emirjana Fili

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Arsyet pse shkollat duhet të kenë psikologë

Next Article

Evidencë tremujore për mbajtjen e vlerësimeve të nxënësve

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427