Na erdhi edhe posta! Një dhuratë e çmuar nga Shqipëria

Shkolla shqipe “Ardhmëria” në Londër, nxënësit e saj, patën kënaqësinë të marrin një dhuratë nga zv/ drejtoresha e shkollës së mesme publike “Andon Zako Çajupi” Tiranë, znj. Dhurata Haxhiu Kasa. Me bujari dhe bashkëpunim ajo me nxënësit kishin përgatitur 2 kuti me më shumë se 100 libra të ndryshëm.

Shkolla shqipe “Ardhmëria” në Londër, nxënësit e saj, patën kënaqësinë të marrin një dhuratë nga zv/ drejtoresha e shkollës së mesme publike Andon Zako Çajupi znj. Dhurata Haxhiu Kasa.

Me bujari dhe bashkëpunim ajo me nxënësit e shkollës A. Z. Çajupi kishte përgatitur 2 kuti me më shumë se 100 libra të ndryshëm, për moshat 6 deri në 14 vjeç, të përzgjedhur në gjuhën shqipe. 

Fëmijët u kënaqën sepse libri është gjithmonë një mik i mirë dhe sidomos kur ato libra vijnë nga atdheu me dashuri.

Librat aktualisht janë pjesë e bibliotekës së shkollës, por më vonë do të bëhen pjesë e njërës prej bibliotekave angleze në Londër, në zonën e Kilburnit, ku është edhe shkolla shqipe e Ardhmërisë, në mënyrë që të bëhen pjesë e përbashkët e gjithë komunitetit shqiptar në atë zonë.

Nxënësit së bashku me stafin pedagogjik kanë shkruar edhe një letër falënderimi, në gjuhën shqipe, për këtë gjest kujdesi dhe dashurie.

Një iniciativë për t’u marrë shembull nga të gjithë për fëmijët e diasporës të cilët mësojnë gjuhën shqipe dhe kanë nevojë që edhe librat shqip të bëhen pjesë e bibliotekave kudo nëpër botë.

Nga Anila Kadija – Londër

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Teste të arsimit fillor për Kosovën, bazuar në tekstet shkollore të ALBAS

Next Article

Drejtori i shkollës “Salih Çeka”, Leonidha Haxhinikolla: Arsyet pse nxënësit duhet të zgjedhin arsimin profesional

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427