Muhamet Selmani: Vlerësimi e inspektimi i shkollës dje dhe sot

Muhamet Selmani, drejtor i shkollës “Ibrahim Gjorgji” në Radomirë të Dibrës, në këtë artikull bën një analizë të shkurtër të vlerësimit dhe inspektimit të shkollës në kohën e sotme, krahasuar me periudhën e kaluar.

Vlerësimi/Inspektimi dje       

  • Fokusohej tek masat, kritika, ndëshkimi dhe ishte ndëshkues ndaj institucionit.
  • Fokusohej te urdhërimi i vendimmarrësit të institucionit inspektues të ndjek rekomandimet e propozuara duke mos shpjeguar efektet pozitive.
  • Fokusohej tek krahasimi ndërmjet punonjësve, inspektim me bazë krahasimin. 
  • Inspektim jo real që nuk merrej parasysh fakti që rekomandimet kanë vështirësi në zbatim.
  • Fokusohej në dhënie rekomandimesh të ngurta duke mos shpjeguar mënyrën se si.
  • Inspektim  ku fokusohej në frikësim të institucionit inspektues.
  • Inspektim jo cilësor për shkak të diapazonit të ngushtë ngaqë mungonte shkëmbimi i eksperiencave në nivel  ndërkombëtar.
  • Inspektim me fokus të ngushtë të fushave të cilësisë.
  • Inspektim që në fokus kishte ruajtjen e gjendjes sipas kornizave të mëparshme. 

 “Vlerësimi / Inspektimi  sot”               

  • Fokusohet në dhënien e udhëzimeve, ndihmës  dhe konsulent ndaj institucionit.
  • Fokusohet tek bindja e vendimmarrësit të institucionit inspektues të ndjek rekomandimet e propozuara duke shpjeguar efektet pozitive.
  • Fokusohet tek standardi, inspekti me bazë standardin, treguesit dhe kriteret.  
  • Inspektim realist që merr parasysh fakti që shumë  prej rekomandimeve hasin vështirësi në zbatim të menjëhershëm.
  • Inspektim që lejon fleksibilitetin  shoqërohet me trajnime për diagnostifikimin e problemeve.
  • Inspektim ku fokusohet në ndërgjegjësim të institucionit inspektues.
  • Inspektim cilësor si rezultat i marrjes pjesë dhe shkëmbimit të eksperiencave për të marrë më të mirën e praktikave inspektuese nëpërmjet konferencave në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
  • Inspektim me fokus të gjerë të fushave të cilësisë.
  • Inspektim që në fokus ka ndryshimin e gjendjes që vepron si agjent ndryshimi në shërbim të një cilësie më të mirë.

“Nëse duam të zbulojmë të vërtetat e një sistemi arsimor mjafton të analizojmë procedurat e tij të vlerësimit e testimit”- Derek Rowntree

Muhamet Selmani, Drejtor i shkollës “Ibrahim Gjorgji”, Radomirë, Dibër 

 © Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Si të diskutoni për pubertetin me adoleshentët me nevoja ndryshe?

Next Article

Një mendje kurioze

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427