Ministrja Kushi vlerëson me medalje pedagogen e gjuhës frënge, Prof. Dr. Andromaqi Haloçi

Ministrja Kushi, në kuadër të Muajit të Frankofonisë i akordoi medalje vlerësimi profesional pedagoges së gjuhës frënge në FGjH të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Andromaqi Haloçi,për kontributin e dhënë në fushën e mësimdhënies së gjuhës frënge dhe formimin e vazhdueshëm të mësuesve të gjuhëve të huaja.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në kuadër të Muajit të Frankofonisë i akordoi medalje vlerësimi profesional pedagoges së gjuhës frënge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr. Andromaqi Haloçi, për kontributin e dhënë në fushën e mësimdhënies së gjuhës frënge dhe formimin e vazhdueshëm të mësuesve të gjuhëve të huaja.

Në një postim në rrjete sociale Ministrja Kushi theksoi se znj. Haloçi ka dhënë një kontribut me vlerë në hartimin e disa reformave të rëndësishme arsimore, veçanërisht për kurrikulën e gjuhëve të huaja me bazë kompetencën, si dhe në trajnimin e mësuesve të gjuhës frënge. 

“Së bashku me koleget e saj të fakultetit e falënderuam Prof. Haloçin për bashkëpunimin e frytshëm, përkushtimin dhe integritetin e lartë në përmbushjen e angazhimeve profesionale. Figura të tilla të arsimit dhe shkencës janë modelet më të mira për të rinjtë e të rejat, pasi përcjellin vlera të vërteta për Shqipërinë” – shkruan ministrja.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Katër këshilla për të mbështetur shëndetin mendor të adoleshentit tuaj

Next Article

Prezantohet drafti paraprak i Strategjisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor, Teknologjisë dhe Inovacionit

Related Posts