Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Ministrja Kushi takon rektorët e universiteteve: Projekte dhe më shumë angazhim për mbylljen me sukses të vitit akademik

Ministrja shqiptare e Arsimit, Evis Kushi duket se nuk ka dashur të humbë kohë teksa sot ka zhvilluar një takim me të gjithë rektorët e universiteteve të vendit. “Projekte të reja dhe më shumë angazhim për mbylljen me sukses të vitit akademik”, kështu është shprehur Kushi pas takimit me ta.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike në vend. 

Ministrja Kushi nënvizon se në takimin e zhvilluar me rektorët e universiteteve u diskutua gjerësisht mbi ecurinë e deritanishme të mësimit dhe sfidat kryesore që janë paraqitur, me qëllim mbylljen me sukses të një tjetër viti akademik të pazakontë.  

Ndër të tjera, ajo shpreh besimin e saj se më e mira është përpara. 

“Jam shpresëplotë në përmirësimin e situatës dhe rikthimin në normalitet!” – përmbyll mesazhin e saj ministrja.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Diktim për klasat e gjashta në lëndën e gjuhës shqipe

Next Article

Datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2020-2021

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481