Ministrja Kushi: Abetare e njëjtë për të gjithë nxënësit vitin e ardhshëm shkollor

Në fillim të vitit shkollor 2022-2023 të gjithë vogëlushët e klasave të para në të gjitha shkollat e vendit, do të mësojnë me një abetare të njëjtë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e MAS, Evis Kushi, pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka prezantuar një vendim në lidhje me unifikimin e tekstit të abetares për të gjitha shkollat e vendit, dhe të gjithë nxënësit e klasave të para për vitin shkollor 2022-2023.

“Nga sot fillon puna për unifikimin e tekstit të abetares për të gjithë vogëlushët që do të nisin klasën e parë në vitin shkollor 2022-2023. Abetarja do të jetë një dhe e vetme, pa alternativa, një libër i vyer që do të qëndrojë gjatë dhe si kujtim i bukur në bibliotekën e çdo nxënësi” – thekson Kushi në statusin e saj në rrjetin social.

Fjala e plotë e ministres Kushi:

“Në Këshillin e Ministrave morëm një vendim të rëndësishëm që lidhet me përjashtimin nga procedura e përzgjedhjes së mësuesve në bazë shkolle të tekstit të abetares.

Për ta bërë më të qartë, dua t’ju them se në arsimin parauniversitar për çdo lëndë ne kemi tekste alternative dhe mësuesit e çdo lënde në çdo shkollë mblidhen së bashku dhe vendosin të zgjedhin një nga tre alternativat që janë të miratuara në katalogun e MAS.

Ne sot kemi vendosur që nga kjo procedurë të përjashtohet teksti i abetares për nxënësit në klasën e parë. Që do të thotë, të gjithë nxënësit e klasës së parë në të gjithë Shqipërinë, në të gjitha shkollat të kenë një tekst të unifikuar.

Mësimi i gjuhës amtare është një nga objektivat tona më të rëndësishme në arsimin parauniversitare dhe në fakt abetarja është libri i parë me të cilin përballet nxënësit kur ulet në bankat e shkollës 

Nga takimet që kemi zhvilluar, jo vetëm me ekspertët e arsimit në MAS, por edhe me mësuesit e ciklit fillor, kemi dakordësuar që për abetaren të kemi një tekst të unifikuar. Kjo ndihmon që të kemi një qasje dhe një metodologji të barabartë kudo. 

Në muajt në vijim ne do të punojmë intensivisht për këtë projekt “Një Gjuhë Një Abetare”,  në mënyrë që të fillojmë procedurat për një konkurrim të hapur dhe të barabartë dhe transparent në mënyrë që në fillim të vitit shkollor 2022 -2023 të gjithë vogëlushët në të gjithë vendin, në të gjitha shkollat të kenë të njëjtën abetare”.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Dashuria për atdheun e shprehur përmes vizatimit

Next Article

Poezi dhe ese me temë atdhetare nga Adelina Qarkaj

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427