Ministria e Shëndetësisë merr vendimin: Jo më çokollata e patatina, nxënësve do u ndalohen këto ushqime

Ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit do të ndalojnë reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme në mjediset e institucioneve arsimore. Synimi i këtij vendimi është lufta kundër kequshqyerjes dhe mbrojtja e nxënësve të moshave nga 6-15 vjeç, prej materialeve të dëmshme për ta.

Qëllimi është plotësimi dhe rregullimi i legjislacionit për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit, pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar. Ushqimet e ndaluara janë ëmbëlsirat, kryesisht produktet me çokollatë; ushqimet e skuqura, në të cilat përfshihen patatinat, salsiçet dhe petullat; ushqimet e aromatizuara, me përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri; si dhe pijet freskuese me ose pa gaz.

LISTA E USHQIMEVE TË PASHËNDETSHME QË NDALOHEN NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

1. Ëmbëlsira: – çokollatë dhe produkte çokollate (çokollatë e thjeshtë ose e  bardhë, vezë të mbushura me çokollatë, çokokrem); – produkte të veshura me çokollatë (p.sh.: biskota pjesërisht ose plotësisht të veshura, fruta ose arra të veshura me çokollatë, akullore dhe drithëra të veshura me çokollatë);- ëmbëlsirë, përfshirë ëmbëlsirat “pa sheqer” (p.sh.:çamçakëz, xhelatina, likuiricia, karamele të çdo lloji përfshirë: menta, lëpirëse  sheqeri, ëmbëlsira me sherbet, marshmalloës, dhe ëmbëlsira të tjera);- çokollatë, kos ose fruta të thata dhe arra të veshura me sheqer; – bareta drithërash, ëmbëlsira me fruta të përpunuara.

2. Ushqime të skuqura ku përfshirë produktet e skuqura thellë në procesin e prodhimit. Kjo përfshin për shembull: patatina, salsiçe të skuqura, kofshë pule të skuqura, petulla etj.

3. Ushqime të aromatizuara (savoury snacks): Ushqime të aromatizuara me përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri mbi kriteret e mëposhtme: 

– madhësi paketimi të barabartë ose më të madhe se 25 g; 

– 22g ose më shumë yndyrë për 100g; 

– 2g ose më shumë yndyrë të ngopur për 100g; 

– 0.6g ose më shumë natrium për 100g;

– 3g sheqer ose më shumë në total për 100g;

4. Pijet freskuese (me ose pa gaz),duke përfshirë ujëra me aromë; 

– pijet e cilësuar si “pa sheqer” (me ose pa gaz) përfshirë ujërat me aromë; 

– pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar;

– lëngjet e frutave të ëmbëltuara me sheqer të shtuar;

– lëngjet e perimeve me sheqer ose kripë të shtuar;

– lëngje të ëmbla të koncentruara, të bëra ose të aromatizuara me lëngje frutash, të cilat hollohen për të bërë një pije;

– qumësht i plotë; 

– pijet energjike.

LISTA E USHQIMEVE TË LEJUARA NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

– fruta të freskëta (frutë i plotë ose në pjesë);

– fruta të konservuara në lëng natyral;

– perime të papërpunuara.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Fjala”- ese nga nxënësja Elma Halaj

Next Article

Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?

Related Posts