Asnjëherë nuk duhet të ulet figura e mësuesit nga zbutja e ligjeve dhe dhënia e të drejtave prindit në shkollë! Vlerësoni figurën dhe misionin e mësuesit si përçues i dijes!
TË RESPEKTOSH MËSUESIN DO TË THOTË TA VLERËSOSH ATË SI MËSONJËS DHE MISIONAR TË DIJES.
Në shkollat tona, sot duhet të jesh psikolog edhe për prindin në raste sporadike. Kjo për faktin se prindërit nuk merren me edukimin dhe kontrollin e fëmijës, pasi i kushtojnë kohë më shumë punës private ose për ta qetësuar fëmijën i japin celularë, Ipad, të luajë me lojëra nga interneti dhe të mos shqetësohen nga fëmija e tyre.
Shumë mësues e vuajnë këtë problem, pasi prindit i janë dhënë shumë të drejta, ndërsa mësuesi “duron” kërcënimin që i bëhet nga prindi nëse i kërkon detyrat të sakta, me estetikë dhe të jetë një fëmijë i vëmendshëm, i kulturuar dhe t’i mësojë rregullat si të sillet në shkollë, klasë, familje dhe shoqëri.
Rastet janë nga më të ndryshmet, kur prindi është kërcënues, i pasjellshëm, pa etikë komunikimi, ofendon mësuesin sikur të jetë ai fajtor për ecurinë e fëmijës në procesin mësimor edukativ.
Fëmijët sot nuk janë si brezat e kaluar. Ata nuk janë të ndrojtur, nuk flasin kur duhet, të ndërpresin kur flet, duan të tregojë, të flasin të gjithë brenda një ore mësimore dhe, nuk rrinë dot as ulur në karrige por, edhe për të shkruar, shkruajnë në këmbë, në anë të karriges apo këmbëkryq.
Fëmijët sot nuk janë të vëmendshëm të gjithë. Përqendrimin e kanë me hope, gjithmonë duhet t’u tërhiqet vëmendja përgjatë shpjegimit.

Kërkesa e prindërve më shumë është ndaj mësuesve dhe përgjegjësia bie mbi ta sipas prindërve (jo të gjithë prindërit mendojnë kështu).
Sado që edukimi bëhet në shkollë, familja luan rolin kryesor në mirëedukimin e fëmijëve. Shkolla është vendi ku mësojnë të shkruajnë, të lexojnë dhe të bëhen qytetarë të kulturuar dhe të denjë për familjen dhe shoqërinë.
Asnjëherë nuk duhet të ulet figura e mësuesit nga zbutja e ligjeve dhe dhënia e të drejtave prindit në shkollë!
Vlerësoni figurën dhe misionin e mësuesit si përçues i dijes!
Mësuesi është hero i heshtur, ai nuk shteron së dhëni vlerat e tij duke sakrifikuar një jetë të tërë për edukimin e brezave të rinj.
Mësuesit duhet t’i lartësohet figura, kjo duke hartuar ligje të mirëmenduara dhe të denja për një proces mësimor efikas dhe frutdhënës.
Fatbardha Amzaj
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
261492 884167I usually cant find it in me to care enough to leaves a comment for articles on the web but this was actually pretty excellent, thanks and maintain it up, Ill check back once more 447786
558696 944116To know wisdom and instruction, to perceive the words of understanding 816925