MASHT dhuron librat shkollor falas për nxënësit nga klasa 1-9

Nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, edhe këtë vit do t`i marrin librat falas nga shteti. Por këtë herë do të ketë pak ndryshim. Ata nga klasa e parë deri në të pestën do të kenë libra të rinj, ndërsa nga klasa e …

Nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, edhe këtë vit do t`i marrin librat falas nga shteti. Por këtë herë do të ketë pak ndryshim.

Ata nga klasa e parë deri në të pestën do të kenë libra të rinj, ndërsa nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do t`i marrin librat e shfrytëzuar nga viti paraprak.

Librat falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, do të shpërndahen edhe këtë vit, sikurse vitet paraprake.

Por këtë vit libra të reja do të kenë vetëm ata nga klasa e parë deri në të pestën, derisa ata nga e gjashta deri në të nëntën do t`i shfrytëzojnë ato të viteve të kaluara.

Faton Fetahu nga  Ministria e Arsimit, tha se duhet të kursejmë buxhetin e shtetit dhe ky kursim rezulton të jetë mbi  3 milionë euro nga viti I kaluar që këto tekste të mos blihen të reja por të njëjtat të ripërdoren nga gjeneratat vijuese.

Drejtues të Ministrisë së Arsimit thonë se nëse ka mungesë të librave për nxënësit e klasave nga e gjashta deri te e nënta, do të furnizohen me të reja kurse fletoret e punës do të blihen nga prindërit për të gjitha nivelet.

Drejtues të shkollave e shohin të arsyeshëm këtë vendim, por deklarojnë se problem mbetet kthimi i librave nga nxënësit e klasave të nënta, pasi vendimin e kanë marrë me vonesë.

Fisnik Thaçi, u.d.Drejtor në Sh.M.U. “Elena Gjika”, tha se klasat e nënta vetëm kanë shkuar kanë përfunduar vitin shkollor me 8 qershor. “Takimin në Ministri për këtë çështje e kemi pas me datën 21 qershor. Fatkeqësisht klasëve të nënta iu është pamundësuar kthimi i librave. A do të jetë e mundur të kthehen ato libra? sigurisht që ne do të kërkojmë nga nxënësit tanë që t`i kthejnë librat sipas mundësive të tyre”, tha ai.

Këtë vit, blerja e librave shkollorë, Ministrisë së Arsimit do t`i kushtojë rreth 4 milionë euro, mjete të cilat sipas zyrtarëve të MASHT-it, tashmë janë ndarë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Në cilën moshë funksionon më mirë truri?

Next Article

Arsyet dhe rëndësia e përdorimit të teknologjisë në klasë

Related Posts