Loja me karrige është njëra nga lojërat e preferuara të nxënësve. Loja me karrige i lejon nxënësit të ndërtojnë fjalorin e tyre në një gjuhë të huaj dhe inkurajon konkurrencën në klasë. Nxënësit janë në gjendje edhe të praktikojnë aftësitë e tyre të të folurit dhe të dëgjuarit.
Madhësia e grupit: Grup i madh
Grupmosha: Klasat 1-5
Kohëzgjatja e aktivitetit: 10 minuta ose më shumë
Pajisjet: Karrige
SI TË LUANI:
Ndani klasën në 2 ekipe, ose më shumë nëse keni një klasë të madhe.
Zgjidhni një person nga çdo ekip që të ulet në karrigen e nxehtë, përballë klasës me tabelën pas tyre.
Shkruani një fjalë në tabelë. Një nga anëtarët e ekipit të nxënësit në karrige duhet ta ndihmojë nxënësin të gjejë fjalën duke e përshkruar atë me fjalë. Ata kanë një kohë të kufizuar dhe nuk mund ta thonë, ta shqiptojnë apo ta vizatojnë fjalën.
Vazhdoni derisa secili anëtar i ekipit t’i ketë përshkruar një fjalë nxënësit në sediljen e nxehtë.
Era Baliu
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.