Libri digjital, Albas në: Kavajë, Durrës dhe Fier

Takimet dhe bashkëbisedimet me mësuesit e çdo shkolle në vend janë pjesë e punës së përditshme të Albas. Ekipi i trajnimeve ka udhëtuar në çdo shkollë dhe ka parë nga afër se si po përdoret libri digjital në të gjitha shkollat. Interesi i mësuesve për librin digjital është lartë dhe ata kanë marrë pjesë në të gjitha takimet me trajnerët dhe autorët e librave në Albas.

Albas ka ofruar mbështetje teknike, ka prezantuar orë model të ndërtuar mbi materialet multimediale që ndodhen në tekst si dhe ju ka dhënë mundësinë mësuesve të bisedojnë nga afër më autorët e teksteve.

Kështu, ekipi u mirëprit në: Kavajë, Durrës dhe Fier. Mësuesit u organizuan dhe u mblodhën në shkollën dhe orën e caktuar nga organizatorët e trajnimeve.

Mësuesit u mblodhën në shkollën “Aleksandër Moisiu” në Kavajë dhe ndanë me stafin mendimet dhe opinionet e tyre për librin digjital dhe efektet që ka ai në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Ata pohuan se fillimisht ishte e vështirë për ta të punon me librat digjitalë, por tani ata kanë përvetësuar platformën e-libri shkollor Albas dhe punojnë lehtësisht në klasë.

Në Fier, ekipi i trajnimeve bashkëbisedoi me mësuesit e shkollave digjitale: “Perikli Ikonomi”, “Janaq Kilica” dhe “Jovan Ndreko”, Libofsh. Specialisti i IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija ju tregoi mësuesve se si mund të përdorin më thjeshtë librin digjital në orën e mësimit. Më tej, Drita Kolndreu prezantoi orë model të ndërtuar mbi materialet multimediale që ndodhen në tekstin digjital. Gjithashtu Kolndreu si përdoruese e librit digjital në orën e mësimit ndau me të pranishmit eksperiencën e saj. 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Sekretet” e Krishtlindjeve

Next Article

E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë

Related Posts
më shumë

I KEQI I VETES

“I keqi i vetes” është një roman i pazakonshëm për të zakonshmen tonë tipike shqiptare, por edhe ballkanike…
më shumë

Rreth nesh

Shtëpia botuese ALBAS është krijuar në vitin 2000. Që në fillimet e saj ALBAS-i ka pasur dhe vazhdon…

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427