Librat falas, përfitues edhe familjet me tre fëmijë (viti akademik 2017-2018)

Përfitojnë libra falas fëmijët jetimë, të verbër e romë, fëmijët egjiptiane, ata që vijnë nga familje që në përbërjen e tyre kanë persona me aftësi të kufizuara, fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës, viktima të trafikimit…

Prindërit që kanë më shumë se dy fëmijë në shkollë përfitojnë librat falas për fëmijën e tretë apo dhe më shumë.

Kjo është një kategori që është konsideruar së fundmi. Çdo familje që ka tre fëmijë, i treti edhe lart përfitojnë tekstin shkollor falas. Pra çdo fëmije, i tretë, i katërt apo i pestë i mbulohet kostoja e tekstit shkollor, sqaron Drejtoria e Sistemit Parauniveristar.

Kategoritë që përfitojnë libra falas janë shtuar pasi përveç fëmijëve me statusin e jetimit, të verbër e romë janë edhe: Fëmijët egjiptiane, ata që vijnë nga familje që në përbërjen e tyre kanë persona me aftësi të kufizuara, fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës, viktima të trafikimit, ata që trajtohen me ndihmë sociale.

Prindërit  të cilët përfitojnë librat falas duhet të bëjnë kujdes kur blejnë libra pranë operatorit pasi duhet të pajisen me faturën përkatëse në mënyrë që më pas të përfitojnë kompensim.

Janë dy kategori që janë rregulluar, edhe përmes kompensimit, përmes transaksionit të blerjes së tekstit. Por ka edhe kategori të tjera të cilat mbulohen drejtpërdrejt nga Ministria e Arsimit pa patur një marrëdhënie të tillë me pikat e shitjes së librave shkollorë.

Fëmijët të cilët ndodhen në institucionet e paraburgimit si dhe ata të cilët gjenden të shtruar në shërbimin onkologjik u shkojnë librat atje me kërkesë të këtyre institucioneve.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Nis zgjerimi me 17 klasa të reja i shkollës 9-vjeçare “Isa Boletini”

Next Article

10 standardet bazë për një mësimdhënie efektive

Related Posts