Laert Vasili është vlerësuar me çmimin “Actor of Europe” në Festivalin Ndërkombëtar të teatrit “Actor of Europe”, i cili prej 16 viteve radhazi zhvillohet në zonën e Liqenit të Prespës, nën motivin “Liqenet pa kufij”. Juria e festivalit në mënyrë unanime ka vlerësuar interpretimin e aktorit shqiptar duke e shpallur si më të mirin e këtij edicioni. Vasili interpretoi gjatë ditëve të festivalit pjesën Agamemnon Inferno bazuar në esenë “Përpara banjës” të Ismail Kadaresë. Ky është një çmim i rëndësishëm për botën e teatrit. Në të shkuarën me këtë çmim janë vlerësuar aktorë si Bruce Meyers, Rade Srebexhia etj.
Vasili dramatizoi tregimin e Kadaresë duke e interpretuar në skenë, për tu shndërruar në personazhin më të duartrokitur të festivalit. Tregimi “Përpara banjës” i Ismail Kadaresë, jep një vizion të ferrit të Agamemnonit që u gjend përsëri jashtë vaskës dhe u nis drejt saj, ashtu si miliona herët e tjera, për të përjetuar me ritme të ndryshme copëzën e fundit, gjithsej njëzet e dy sekonda, të jetës së tij. Ky është një tregim me gjetje nga më befasueset brenda vetëm dy faqeve të botuara për së pari në përmbledhjen e tij me tregime “Ëndrra mashtruese”.
“Një tregim, që më kishte bërë përshtypje dhe që mendoja se duhej nxjerrë në pah, për shkak se nuk e kishte marrë vëmendjen e lexuesit; kjo për një arsye të cilin kisha kohë që e sillja nëpër mend e që kishte të bënte me një lloj fenomeni: vepra monumentale të këtij autori marrin edhe vëmendjen që u takon krijimeve të tjera të të njëjtit autor (ku qarkullojnë motive të ngjashme dhe po ato personazhe), duke mos i lënë këto të fundit të bëjnë jetë të mëvetësishme. Kështu, diptiku “Vajza e Agamemnonit”, “Pasardhësi” mund të kenë ndikuar që jo të gjithë lexuesit shqiptarë të kenë parasysh tekstin “Përpara banjës”, por: Tre shkrimtarë francezë kanë shkruar në gjuhën e tyre tri tekste narrative remix (remiks)- rikrijime, interpretime, rikombinime, përshtatje të këtij teksti të Kadaresë, një ushtrim, një pastish, variacion i së njëjtës temë, zhanri, subjekti. Kjo është një mënyrë shpalimi e letërsisë, që kohët e fundit, po përdoret në letërsinë e përbotshme, por që në studimet tona nuk është e njohur. Pra, në bazë të një vepre të një shkrimtari, – të tjerë shkrimtarë bëjnë remiks.
Në këtë rast, kemi për bazë tregimin e një shkrimtari shqiptar, atë të Kadaresë, kurse remikset janë të tre shkrimtarëve francezë” shkruan Viola Isufaj. Laert Vasili është aktor e regjisor I njohur fitues I një sërë çmimesh ndërkombëtare i njohur për tërheqjen e tij ndaj antikitetit grek.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Right now it sounds like WordPress is the preferred blogging platform available right now. (from what I’ve read) Is that what you are using on your blog?
It is the best time to make some plans for the longer term and it’s time to be happy. I have learn this publish and if I may I want to suggest you few attention-grabbing things or tips. Perhaps you can write subsequent articles regarding this article. I desire to learn even more things approximately it!
Good day! Would you mind if I share your blog with my zynga group? There’s a lot of folks that I think would really enjoy your content. Please let me know. Many thanks