Kalendari i Provimeve të Shtetit për Profesionin e Mësuesit 2023

Provimi i licencës për mësuesit kandidat këtë vit do të fillojë më datë 7 prill dhe do të përfundojë më 23 maj. Më poshtë do të gjeni kalendarin e plotë të organizimit të Provimeve të Shtetit për Profesionin e Mësuesit, ku paraqiten të dhënat për secilin profil, data dhe ora e zhvillimit të provimeve.

QSHA është gati të testojë mësuesit e rinj në sezonin XVIII të provimeve të shtetit. Provimet do të nisin më datë 7 prill dhe do të zgjasin deri më 23 maj, ku do të futen në provim mijëra mësues të profileve të ndryshme. 

Mësuesit e profilit të Arsimit Fillor do të jenë të parët që do të testohen për këtë sezon, ndërsa mësuesit e rinj të profilit Biologji do ta përmbyllin atë. 

Pa marrë licencë kandidatët për mësues nuk mund ta ushtrojnë dot profesionin e tyre për të cilin kanë investuar për vite me radhë, në shkollim, Bachelor e Master profesional si dhe praktikë 1- vjeçare.

Ajo që duhet të kenë parasysh kandidatët për mësues, përveç korrektësisë me orën (paraqitja 30 minuta përpara), janë dokumentet që duhen pasur me vete në datën e caktuar. Mjeti i identifikimit, dokumenti që vërteton pagesën e tarifës dhe diplomat e të dyja cikleve duhen domosdoshmërish. Në mungesë të diplomës Master, një vërtetim notash dhe mjeti që vërteton njohjen e gjuhës së huaj. 

Më poshtë do të njiheni me KALENDARIN e organizimit të provimeve të shtetit për profesionin e mësuesisë, sezoni XVIII/prill-maj 2023.

Njoftim Provimi i Shtetit Mësuesi Sezoni XVIII Prill-Maj 2023

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Arti i mësimdhënies ndihmon në vetëzbulim

Next Article

Mbahet për herë të parë Konferenca Kombëtare e Bashkëpunimit Universitet-Biznes

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427