Në këtë shkim ju prezantojmë me bibliotekat më të bukura në botë, si dhe më të vjetrat. Secila prej tyre përmban një stil arkitekturor dhe histori të veçantë.
Biblioteka e Aleksandrisë
Djegia e bibliotekës në Aleksandri konsiderohet në analet e historisë si një nga aktet më sakrifikuese kulturore të të gjitha kohërave. Por, megjithëse 700,000 tekstet që u humbën nuk mund të rikuperohen, në vitin 2002, Egjipti hapi një bibliotekë të re, duke e shndërruar atë në një qendër kulturore globale me dhurime nga e gjithë bota.

Biblioteka e Vjetër, Dublin
Është një nga pikat e domosdoshme për t’u vizituar në Dublin. Rrethinat e Bibliotekës së Vjetër janë spektakolare, me Dhomën e gjatë të shekullit të 18-të (e gjatë 65 m) ku qëndrojnë strehon 200,000 nga librat më të vjetër të bibliotekës.

Biblioteka Oxford
Biblioteka kryesore e Mbretërisë së Bashkuar, “Bod” është një nga më të vjetrat në Evropë. 12 milionë libra janë të shpërndarë nëpër ndërtesa të ndryshme të cilat i takojnë këtij korpusi

Biblioteka “Rampur Raza”
Regjistruar si një monument kombëtar, Biblioteka e shekullit të 18-të Rampur Raza në Rampur, Uttar Pradesh, ka qenë një qendër energjetike e studimeve indo-islamike që nga themelimi i saj. Sundimtari Naëab Faizullah Khan, e ndërtoi atë në vitin 1774. Koleksionin i librave është shtuar ndër vite por librat më të vjetër janë “dorëshkrimet dhe gjethet e palmave me mbishkrime “.

Biblioteka e Firences
Një bibliotekë në kryeqytetin e rilindjes së Italisë sigurisht që do jetë e jashtëzakonshme. U ndërtua në 1571dhe përmban koleksionin privat të dinastisë Medici, pasi u ndërtua nga kjo familje. Është familja më në zë e Firences, ajo që kontribuoi më shumë kulturalisht. Kjo bibliotekë është plot dorëshkrime dhe tekste të hershme.

Biblioteka e Austrisë (Vjenë)
Biblioteka më e madhe e Austrisë është ndër më spektakolaret, e hapur në 1723 si një bibliotekë mbretërore – një kombinim i jashtëzakonshëm i stilit barok dhe modelit tradicional të bibliotekës. Skulpturat e mermerit ndryshojnë midis rafteve, raftet e librave janë mbështetur nga kolonat jonike, tavanet dhe dyshemeje janë gjithashtu të po këtij stili.

P. Shtini
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.