Festë dhe dhurata për nxënësit e parashkollorit “Bardhyl Popa”

Ashtu si në çdo shkollë të vendit edhe nxënësit e parashkollorit të shkollës 9-vjeçare “Bardhyl Popa” në Elbasan, kanë festuar së bashku festat e fundvitit. Mësuesja e tyre, Enkelejda Uruçi ka preferuar të ndaj disa nga momentet.

Fëmijët e parashkollorit të shkollës9-vjeçare “Bardhyl Popa” në Elbasan kanë festuar së bashku vigjiljen e ndërrimit të viteve nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. 

Të organizuar nga mësuesja e tyre, Enkelejda Uruçi, nxënësit kanë kënduar, recituar dhe performuar kërcime të ndryshme duke kaluar momente vërtetë të gëzueshme dhe emocionuese. 

Kulmimi i festimeve për vogëlushët qe momenti i shfaqjes së babagjyshit me thesin e tij të lodrave. Fytyrat e tyre të qeshura e të lumtura ishin shpërblimi i prindërve dhe i të gjithë të pranishmëve. 

“Shpërndarja e dhuratave nga babagjyshi ishte një moment shumë i gëzueshëm për fëmijët. Mbështetësit kryesor në çdo aktivitet që ne organizojmë janë prindërit e tyre”, kështu është shprehur mësuesja Enkelejda Uruçi. 

 © Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Sociologu Labinot Kunushevci: Kultura publike, edukimi më i rëndësishëm për fëmijët

Next Article

Dhuratat për festat e fundvitit, zgjidhni lodrat e sigurta për fëmijët tuaj

Related Posts