Festa e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me fëmijët jetimë të Elbasanit, traditë që vazhdon çdo vit

Ministrja Kushi ka bërë thirrje që e gjithë shoqëria, si dhe të gjitha institucionet t’i mbështesin sa më shumë fëmijët jetimë. “Këta fëmijë duhet ta kuptojnë dhe duhet ta ndjejnë që nuk janë vetëm, e sidomos në vigjilje të festave ku ne të gjithë mblidhemi pranë vatrave familjare”- ka thënë Kushi.

“Pandemia nuk na lejon që të bëjmë festa të mëdha me shumë fëmijë, por unë nuk mund të rrija pa e vazhduar traditën disavjeçare të Festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri për fëmijët jetimë të qytetit të Elbasanit, por kësaj here në grupe të vogla” – shprehet Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi në një publikim në rrjetin e saj social.

Ministrja ka marrë pjesë në një prej aktiviteteve, për të cilin ajo thotë se e bën me shumë zemër se çdo gjë tjetër.


“Këta fëmijë duhet ta kuptojnë dhe duhet ta ndjejnë që nuk janë vetëm, e sidomos në vigjilje të festave ku ne të gjithë mblidhemi pranë vatrave familjare, pranë pemës së Vitit të Ri. Këta fëmijë nuk duhet të mbeten vetëm dhe nuk duhet t’i lëmë në harresë”-
 shprehet Kushi. 

Sipas ministres Kushi, sensibilizimi i institucioneve shtetërore dhe i gjithë shoqërisë për më shumë vëmendje dhe përpjekje që këta fëmijë të rritën të shëndetshëm dhe të arsimohen siç duhet, është mjaft e rëndësishme.

Për fëmijët jetimë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka disa politika mbështetëse, duke filluar me tekstet falas deri në klasën e 12-të, transporti falas, ndërkohë që mbështetja vazhdon edhe në universitet ku tarifat janë zero dhe gjithashtu pajisen me bursë.

Ndër të tjera, Ministrja Kushi ka bërë thirrje që e gjithë shoqëria, si dhe të gjitha institucionet t’i mbështesin sa më shumë fëmijët jetimë. 

Në fund të këtij takimi dhe aktiviteti për fëmijët jetimë u shërndanë edhe dhurata.

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Krishtlindja, festa e shenjtë e paqes dhe e dashurisë, zanafilla dhe traditat

Next Article

Ndihem e nderuar që jam mësuesja e fëmijës tuaj

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427