Fëmija s’duhet ta mbushë ditën me lojëra elektronike

Fëmija natyrisht, që do të merret edhe me mjetet elektronike, madje me shumë seriozitet, që të shmangë dipendencën, prej tyre. Është e vërtetë, që fëmija nuk duhet ta mbushë ditën vetem me lojëra elektronike apo televizor, por jo, që të mos i mësojë e të dijë t’i përdorë.

Nëse ato, mjetet e shumta elektronike, përdoren me rregull e masë, vetëm e pregatisin fëmijën, që “nesër” kur të shkojë në shkollë apo punë, të jetë i aftë t’i përdorë me efikasitet.

Kjo “gjë”, ky problem, është i gjithi në “dorën” e të rriturit. Nëse i rrituri është i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm për fëmijën, nuk ndodh asgjë e keqe. Edhe po të ketë ndonjë problem, mbase nuk do e kuptojë, që ditën e parë, por të dytën patjetër, që i rrituri, do e verë re.

Gjithashtu, nëse ka ndërtuar një raport të hapur me fëmijën, pa etiketime, urdhra e mosbesim, do të jetë fëmija, që do të flasë me prindin për shqetësimin e tij.

Nëse prindi vepron me fëmijën, nëpërmjet urdhërit, kërcënimit, padurimit apo plotësimi i dëshirës, kur fëmija e bezdis, në këtë rast, nuk ndërtohet një raport i sigurt. Dhe natyrisht, që do të ketë edhe shmangie, madje deri fshehie të veprimeve.

Edhe e folura sllogan, se këto mjete janë të dëmshme dhe vetëm kaq, është vërtetë shumë e dëmshme, sepse e provokon fëmijën, në vend, që ta qetësojë dhe bindë.

Është e vërtetë, që nuk është një punë e lehtë, pasi kërkon vëmëndje dhe përqëndrim, por kjo është të jesh i rritur, të jesh i vetëdijshëm, të mbash përgjegjësi, dhe mbi të gjitha të mendohesh përpara se të veprosh.

(Nga Lira Gjika, pediatre)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
2 comments
  1. 360078 217331I discovered your web site site on google and check a couple of your early posts. Preserve within the top notch operate. I just extra up your Feed to my MSN News Reader. Looking for toward reading far much more of your stuff afterwards! 437847

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Lëvizjet e popullsisë. Migrimi dhe emigrimi në periudha të ndryshme historike.

Next Article

Detyra kryesore e njeriut: të ndërtojë “fytyrën” e tij!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427