Ese: Mësuesit janë plejada e njerëzve të zgjedhur

Eseja është shkruar nga Brand Karroçi, nxënës i shkollës “Sinan Tafaj”. Ky krijim është përzgjedhur ndër pesë esetë më të mira të realizuara nga nxënësit pjesëmarrës në konkursin “Mësuesi im”.

Mësuesit janë plejada e njerëzve të zgjedhur për të përcjellë tek fuqia e re inteligjencën njerëzore dhe hapin evolucionar human. Këta persona më parë pjesë e brezit të ri, tani bëhen pjesë e forcimit  dhe kalimit të njohurive sociale e  kategorive morale.                                                      

Mësuesit nuk janë shpikje e shkencës  apo krijim i njeriut, por përshtatja që kemi zhvilluar për të kuptuar  mënyrën e funksionimit të mendjes tonë kolektive. Në natyrë mësuesit janë kudo. Në botën e gjallë prindërit mësojnë të sapoardhurit për ligjet e saj. Ёshtë diçka kaq primare saqë zhvillohet në mënyrë instiktive dhe tek njerëzit. 

Shembulli më kryesor, prindi dhe fëmija. Pra të mësuarit është diçka që shoqëron jetën në përgjithësi. Por mësuesit e festës së 7 marsit janë ata mësues natyror dhe njerëzor që dalin jashtë instiktives primare. Janë ata mësues që shpjegojnë me dokumente të shkruara (matematikë, fizikë, kimi, biologji) ligjet e larta të funksionimit të universit dhe po ashtu fuqinë e jashtëzakonshme të organizimit, zhvillimit dhe kapacitetin e lidhjes njerëzore (gjuhë, histori, arte, qyteatri, edukim fizik).

Me anë të kësaj nisme të filluar që në lindjen e njeriut ne zgjerojmë të gjitha aspektet që prek elementi social. Ne kuptojmë rëndësinë personale, rëndësinë materiale, zhvillojmë shkëmbimin e informacionit, dashurinë e familjes, kreativitetin me anë të artit, disiplinën në të punuar, rëndësinë e marrëdhënieve të njeriut, ligjin e përfundimit të një cikli jetësor, fuqinë e një edukimi të lartë, fuqinë e pozicionit publik dhe së fundmi vetë bukurinë e të fshehtave që ka jeta.

Gjithë ky përshkrim i rolit të mësuesit besoj se bën të qartë se modeli që brezi i ri ka zgjedhur të ndjek është modeli perfekt i një mësuesi. Në të njëjtin plan vjen dhe frymëzimi për të dhënë një model me tepër në shoqëri. Frymëzimi i të kënaqurit të mësuesit tënd duke përcjellë mesazhin e tij si pjesë e historisë tënde. Modeli vjen me emëtimin e një ndjenje të lartë përvojë që ndiqet me frymëzimin e sjelljes se mirëqenies për brezat e mëvonshëm.

Gjithçka që kemi, gjithçka që jemi është rrjedhë e një mësimi dhe ky mësim pasqyrohet vetëm nga disa persona të veçantë që kemi pasur fatin t’i kemi mësuesit tanë. 

(Brand Karroçi, shkolla: “Sinan Tafaj”, klasa: 11/1)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Kam takuar shumë mësues dhe prindër ideal!

Next Article

Në shkollë për herë të parë

Related Posts