“Droga, alkooli, duhani pjesë e realitetit të adoleshentëve”

Një grup nxënësish të gjimnazit “Qemal Stafa” hartuan dhe prezantuan para mësuesve dhe nxënësve të tjerë një projekt me temë: “Droga, alkooli dhe duhani pjesë e realitetit të adoleshentëve”.

Projekti si pjesë e programit mësimor u organizua dhe u mbikëqyr nga departamenti i qytetarisë me mbështetjen e veçantë të mësuese Dafinës.

Në projekt nxënësit sensibilizuan, treguan shkaqet dhe pasojat e këtij fenomeni, si dhe sugjeruan disa zgjidhje. Pjesë e bashkëpunimit në këtë projekt ishte edhe organizata “Aksion+” e cila është e vetmja qendër në Shqipëri që kujdeset për personat me varësi ndaj drogës. 

Projekti u realizua nga nxënësit: Ergin, Enxhin, Gerin, Dean, Jonken, Eniasin.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Historia e themelimit të shtypshkronjës së parë në gjuhën shqipe

Next Article

Dushi i përditshëm është i domosdoshëm

Related Posts