Çfarë janë emrat ambigjenë?

Të gjithë emrat në gjuhën shqipe kanë një gjini të caktuar.

Ata janë në gjininë mashkullore, femërore dhe asnjanëse. Shumë emra të gjinisë mashkullore e formojnë shumësin me prapashtesën –e dhe –ra. Këta emra në numrin shumës e ndërrojnë gjininë dhe kthehen në gjininë femërore. Këta emra quhen ndryshe emra ambigjenë ose të dygjinishëm. Si të tillë, edhe përcaktorët i marrin në gjininë femërore. 

Atëherë kemi:

–          Male të larta dhe jo Male të lartë

–          Këto vende dhe jo Këta vende 

–          Tri fshatra dhe jo Tre fshatra

–          Ujëra të kulluara dhe jo Ujëra të kulluar. 

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësuesi që rrezatonte mirësi dhe dashuri…

Next Article

Emërtimet e gabuara nëpër rrugët tona

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427