Asgjë nuk e vret lumturinë më shumë se krahasimi!

Një nga zakonet më të këqia, që ne pa menduar fare, vazhdojmë ta përdorim, është krahasimi i një individi me një tjetër. Krahasimin e përdorim sidomos te fëmijët, psh: “ai fëmija i X bën këtë gjë, ndërsa ky i joni rri si dudum”. Nuk mjafton krahasimi por vazhdojmë edhe me etiketimin për ta plotësuar kuadrin. 

Kjo papërgjegjshmëri i ka pushtuar të gjithë pa përjashtim me shkollë dhe pa shkollë. Edhe pse ekziston dhe një thënie e urtë, që tërheq vëmendjen si: “asgjë nuk e vret lumturinë më shumë se krahasimi”, ne vazhdojmë pa përfillur asgjë. 

Prindër mos e krahasoni fëmijën tuaj, me fëmijën e të tjerëve. Edhe ju vetë, kur ju krahasojnë me dikë tjetër, ndiheni keq, atëhere pse e bëni këtë gjë me fëmijën tuaj? Të ndjerit keq, mban gjallë pasigurinë, dyshimin dhe mbi të gjitha, mendimin e keq për veten dhe frikën nga tjetri, qoftë ky edhe prindi. 

Një tjetër gabim që bëjnë prindërit është që gjatë ushqyerjes nuk i lejojnë fëmijët të përdorin thikën dhe pirunin.

Prindër! Nxitini fëmijët tuaj, që gjatë ushqyejes të përdorin pirunin dhe thikën. Nuk ka ushtrim psikomotor më të mirë se sa përdorimi i kombinuar, thikë pirun. Gjithashtu nuk ka “ushtrim” edukativ më të mirë për t’i mësuar fëmijës që thika është mjet për të ngrënë dhe jo armë. 

Përdorimi i thikës fillon që në moshën 9 muajshe. Kur fëmija ushqehet, pavarësisht që ende nuk e përdor, thika i vendoset sëbashku me lugën dhe pirunin. Gjithashtu prindër mos u trembni, fëmija nuk do ta përdorë keq atë dhe nuk do t’i ndodhë asgjë e keqe. Që fëmija mund të pritet apo t’i bëjë dëm dikujt, kjo është vetëm në fantazinë e të rriturve, por jo në praktikën e fëmijëve. 

(Lira Gjika, pediatre)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Profesori përdor teknologjinë për të dalluar reagimin e studentëve

Next Article

Stina e vjeshtës

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427