Ky projekt është hartuar nga mësuesja e shkollës 9-vjeçare “Zigur Lelo” Vlorë, Daniela Kasimi dhe nxënësit e klasës së VII dhe VIII të kësaj shkolle. Shikoni se si njihen nxënësit nën drejtimin e mësueses me të gjitha pjesët e kompjuterit.
Përshkrimi i projektit
Nxënësit të dinë rëndësinë e kompjuterit. Konfigurimi i tij, lidhjen hardëare dhe softuer, si dhe zbulimi i të gjitha pjesëve të kompjuterit dhe prekja e tyre. Pra, ata t’i njohin më mirë duke i shqyrtuar konkretisht.
Objektivi:
– Të njohin ndërtimin e kompjuterit
– Të dinë lidhjen hardëuare dhe softëare
– Të njohin dhe të emërtojnë pjesët e kopjuterit
Procedura e punës:
1. Kohëzgjatja 1 muaj e gjysmë.
2. Të gjitha shkollat të paraqesin ndërtimin e kompjuterit.
3. Për 1 javë fëmijët të kenë vizatuar anatomin e kompjuterit
4. Të bëjnë dallimet midis hardëare dhe softëare si dhe lidhjen e tyre.
5. Të zbërthejnë një kompjuter të vjetër dhe të emërtojnë të gjitha pjesët kryesore të kompjuterit.
6. Të gjitha fotot të paraqiten në tëinspace.
7. Të paraqesin këndin me të gjitha pjesët e kompjuterit.
Rezultatet e pritshme:
– Shkolla të paraqesë këndin me të gjitha pjesët e kompjuterit
– Nxënësit të dinë mirë anatomin e kompjuterit, t’i prekin dhe t’i emërtojnë ato.



Punoi: Mësuesja Daniela Kasimi, shkolla 9-vjeçare “Zigur Lelo”, Vlorë
Ky projekt u vlerësua nga Bashkimi Europian me etiketën e cilësisë. Urime mësueses Daniela Kasimi dhe shkollës 9-vjeçare “Zigur Lelo”, Vlorë.
Daniela Kasimi
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.