Shtëpia Botuese Albas në bashkëpunim më “EKO Mendje” dhe Shtëpinë e Fëmijëve Parashkollorë Shkodër organizuan një festë të madhe në kuadër të Ditës Botërore të të Drejtave të Njeriut.
Fëmijët u bashkuan në me fëmijët të tjerë të kopshteve të ndryshme në Shkodër. Para festës diskutuam me fëmijët për librin “Ngjyrat e Ylberit” të Shtëpisë Botuese Albas, për barazinë dhe të drejtat e fëmijëve.
Albas dhuroi nga një kopje të librit “Ngjyrat e Ylberit” për secilin fëmijë të pranishëm në aktivitet. Fëmijët lexuan dhe interpretuan së bashku me përfaqësues të Albas-it fragmente nga ky libër.
Fëmijët e meritojnë dhe kanë të drejtë të jenë të lumtur!








© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.