Dardana Veliu, mësimdhënëse në SHFMU “Kongresi i Manastirit”, ka realizuar aktivitetin “Një buqetë me lule” në kuadër të lëndës Punëdore.
Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna
Lënda: Punëdore
Njësia mësimore: Prodhimet bujqësore
Klasa: IV/1
Aktiviteti: “Një buqetë me lule”
Materialet e nevojshme:
Letër me ngjyra
Markerë ose ngjyra druri
Hamer
Ngjitës
Fjongo
Në këtë aktivitet nxënësit formuan nga një kokë luleje, në brendinë e së cilës vizatuan një pemë apo perime të preferuar, ndërsa në petalet e tyre ata shkruan për shijen, ngjyrën, formën, përbërjen dhe rëndësinë e tyre.
Mësimdhënësja Veliu tha për Portalin shkollor se në këtë mënyrë nxënësit arritën të mësojnë më shumë për pemët dhe perimet, të rrisin vetëbesimin, si dhe mësuan për shijet e ndryshme dhe të njëjta brenda klasës.
Më poshtë gjeni foto të realizuara gjatë aktivitetit.
Dardana Veliu, SHFMU “Kongresi i Manastirit” në Podujevë
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.